Kristjan Asllani duket si një "gjemb" që nuk do të shkulet nga trupi i Interit. Me të drejtë mesfushori i Kombëtares nuk dëshiron të largohet në një klub me nivel shumë më të ulët, siç bëri kur refuzoi Real Betis në Spanjë.
Me kontratë deri në verën e 2028, Asllani i ka idetë e qarta; nëse nuk gjen një klub me nivel, do zbatojë kontratën. Paçka interesit nga Fiorentina, Bologna dhe Torino, 23-vjeçari ende nuk lëkundet nga ideja për t'u larguar në Miano.
Klubet e mësipërme nuk janë të gatshme të paguajnë 15 milionë eurot që dëshiron Interi dhe Asllani ia ka bërë "tetë me dy" zikaltërve duke refuzuar ofertën e Betis që ishte e mirë për zikaltërit.
"Il Giornale" bën me dije se mesfushori nuk ka ndërmend të largohet nga Milano nëse nuk merr një ofertë prej një ekipi, i cili lufton për vendet e para të klasifikimit.
Edhe pse është jashtë planeve të Chivu, Asllani nuk dëshiron të largohet nga Italia edhe për shkak se ka familjen pranë, andaj Interi duket 'i tërbuar' pasi nuk e ka në plane.
Komente

Bravo Kristian Asllani , ose tek Inter ose tek Liverpool Madrid Leverkusen Man United etc ecc
Përgjigju