Kristjan Asllani

Sport

Kristjan Asllani me 'valixhe në duar', një klub i ri del në skenë për mesfushorin e Kombëtares

5 Gusht, 11:03| Përditesimi: 5 Gusht, 11:04

  • Share

MILANO - E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më e lidhur me një largim nga Interi gjatë kësaj merkatoje vere. Mesfushori shqiptar ka dhënë sinjale të qarta se preferon të vazhdojë karrierën në Serie A, pavarësisht interesit nga jashtë Italisë.

Asllani ka refuzuar një ofertë nga Real Betis, duke theksuar dëshirën për të qëndruar në kampionatin italian. Ndërkohë, interesimi nga Fiorentina, Torino dhe Bologna ka qenë konkret, por asnjë prej tyre nuk ka përmbushur kërkesat financiare të Interit, që vlerëson kartonin e lojtarit nga 15 deri në 20 milionë euro dhe nuk është i gatshëm të pranojë shifra më të ulëta.

Së fundmi në skenë është shfaqur Parma, që po kërkon të përforcojë repartin e mesfushës. Sipas mediave italiane, Asllani ka dhënë miratimin për një transferim të mundshëm te klubi verdheblu, çka mund të përshpejtojë bisedimet mes palëve.

Ky operacion mund të lidhet edhe me një tjetër lëvizje në merkato. Giovanni Leoni, mbrojtësi i ri i Parmës është një objektiv i Interit dhe dëshirë e trajnerit Cristian Chivu. Transferimi i Asllanit mund të ndihmojë në krijimin e një marrëveshjeje të dyfishtë mes dy klubeve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?