Interi luan në Bernë kundër Young Boys për raundin e tretë në Champions League. Të mërkurën në orën 21:00 trajneri Simone Inzaghi do ketë të paktën tre mungesa, mes tyre edhe Kristjan Asllanin, që ka humbur një shans për të qenë titullar.
Asllani u lëndua gjatë seancës stërvitore javën e kaluar, teksa mungoi edhe të diel në derbin ndaj Romës (Interi fitoi 0-1). Kështu ka raportuar të hënën “OneFootball”.
Për shkak të lëndimit, Interit do t’i mungojnë edhe Hakan Çalhanoglu dhe Francesco Acerbi të cilët u lënduan gjatë ndeshjes me Romën. Ndërsa skuadrës së drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi i është kthyer nga lëndimi Piotr Zielinski i cili do të jetë i gatshëm ndaj klubit zviceran.