Kristjan Asllani

Kristjan Asllani në formacionin e javës në Serie A

27 Nëntor, 11:20| Përditesimi: 27 Nëntor, 11:23

  • Share

Kristjan Asllani është vlerësuar në mesin e 11 lojtarëve më të mirë për raundin e 13-të në Serie A. Interi i tij ia doli të fitonte 0-5 në udhëtim kundër Veronës dhe mesfushori i Kombëtares asistoi për golin e katërt të shënuar nga de Vrij.

Asllani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe luajti gjithë takimin, duke u përzgjedhur nga "Whu Scored" mes 11 më të mirëve. Me notën 8.0, Asllani formon mesin e fushës me Mirettin, Adli dhe Dorgu.

Paraqitje të mirë edhe Bastoni, Mari, Di Lorenzo e Gallo, që janë vendosur në prapavijë, teksa mbrojtës fundor Falcone i Leçes. Sulmi përbëhet nga Correa dhe Thuram, me Interin që dominon formacionin me katër lojtarë.

Asllani në formacionin e javës

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?