Kristjan Asllani

Sport

Kristjan Asllani në ‘listën e zezë’, pesë futbollistët që Interi kërkon të largojë

20 Shkurt, 14:16| Përditesimi: 20 Shkurt, 14:19

  • Share

Kristjan Asllani ka marrë shumë pak minuta në ndeshjet e fundit me Interin. Nëse Inzaghi në fillim i besoi fanellën e titullarit disa herë radhazi, rikthimi i Calhanoglu nga dëmtimi e ka lënë në hije mesfushorin e Kombëtares.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” klubi zikaltër ka bërë gati një listë me pesë emrat të cilët nuk do të jenë më pjesë e projektit vitin që vjen. Mësohet se në këtë listë figuron edhe emri i Kristjan Asllanit, i cili “sa herë është thirrur në detyrë nuk ka bindur”.

Sipas gazetës sportive në dalje janë edhe emra si Fratessi, Accerbi, Arnautoviç dhe Corea.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?