Kristjan Asllani pritet të fillojë titullar me Interin, si një mundësi për të treguar veten dhe mos menduar një të ardhme larg kampionëve të Italisë, kjo për shkak të mungesës së hapësirave.
Mesfushori me siguri do të fillojë ndeshjen nga minuta e parë kundër Hellas Verona pasditen e së shtunës dhe ka momentin e tij. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 6 nga 16 ndeshjet e zhvilluara, kjo për shkak të një dëmtimi që e mbajti jashtë fushës për një kohë kur edhe pse Calhanoglu ishte larg fushës për shkak të problemeve fizike.
Ish-lojtari i Empolit, siç raporton La Gazzetta dello Sport, kërkon hapësirë për t'u konfirmuar drejtuesve se 14 milionë eurot e investuara për të ishin një intuitë korrekte, ashtu siç ishte rinovimi deri në vitin 2028.
Pak ditë më parë, djaloshi i lindur në 2002 komentoi për SportMediaset mundësinë që ai mund të ishte titullar në ndeshjen e radhës në Serie A.
"A ndihem gati? E kam thënë gjithmonë, ndihem shumë i rritur, atë që më jepet, edhe 20 minuta, mundohem ta shfrytëzoj në maksimum, në fund të fundit jam vetëm 22 vjeç. Diferenca se ku luaj mes Interit dhe Shqipërisë nuk ndryshon shumë, luaj të gjitha rolet në mesfushë, unë kam qenë gjithmonë një playmaker përpara mbrojtjes, e preferoj atë rol", tha Asllani.