ITALI - Merkatoja për Kristjan Asllanin ka marrë një kthesë të papritur. Torino është rikthyer fuqishëm në garë për mesfushorin shqiptar, pasi bisedimet me Bolognën kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kushtet e kontratës dhe rrogën e lojtarit. Mesfushori donte një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, por Bologna mund të ofronte deri në 1.7 mln. Megjithëse Bologna dhe Inter kishin gjetur marrëveshjen, ka qenë Asllani që nuk ka pranuar kalimin.
Mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se agjencia që menaxhon Asllanin ka terren më të favorshëm në Torino, duke qenë se aty ndodhen edhe dy të përfaqësuar të saj, mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli dhe trajneri Paolo Baroni. Ky faktor ka bërë që Asllani dhe Torino të gjejnë një akord, por me huazim.
Inter pranon huazimin - Inter dhe Torino kanë gjetur akordin për një huazim të Asllanit me vlerë 1.5 milionë euro, ndërsa klubi i Torinos do ketë mundësi blerje në fundin e sezonit për 12 milionë euro, ky një opsion jo i detyrueshëm, por me disa kushte në bazë të paraqitjes.
Dëshira - Interi dëshironte 17 milionë euro për Asllanin, por kishte rënë dakord me Bolognan për 9 milionë euro dhe pronësinë e 40 përqind të kartonit të shqiptarit në rast rishitje nga emilianët. Me Asllanin që refuzoi një tjetër klub (pas Betis), Torino ka përfituar. Kujtojmë se Interi i ka kërkuar Asllanit që të gjejë një tjetër ekip, duke mos e parë si pjesë të ekipit.
Në orën 15:00 pritet që mesfushori të zhvillojë testet mjekësore. Kështu, nga sezoni i ardhshëm Asllani do jetë pjesë e Torinos në Serie A.
Kristjan Asllani i ka thënë 'po' Torinos. Biseda e tij me trajnerin Marco Baroni ka bindur mesfushorin e Kombëtares që të largohet nga Interi. Gjithçka duket në favor të 23-vjeçarit i cili nuk donte një largim të përhershëm nga zikaltërit dhe duket se ia ka dalë.
Mediet në Itali bëjnë me dije se Inter dhe Torino kanë gjetur akordin për një huazim të Asllanit me vlerë 1.5 milionë euro, ndërsa klubi i Torinos do ketë mundësi blerje në fundin e sezonit për 12 milionë euro, ky një opsion jo i detyrueshëm, por me disa kushte në bazë të paraqitjes.
Sot do ketë një takim mes palëve për të finalizuar gjithçka, por fakt është se Asllani do vijojë të jetë sërish në pronësinë e Interit edhe për këtë sezon, duke luajtur si i huazuar.
Komente

Me mire te Inter keshtu merr medalje ! Ose ne te kundert shko ne la Liga spanje ! Torino eshte skuader serioze ose me mire ik perfundimisht mos u merr me inter meqe po te shet ! Sì Empoli si Torino nje lloj Jane
Përgjigju