Kristjan Asllani i ka thënë "jo" ofertës nga Real Betis në Spanjë. Mesfushori i Interit kërkon të mbetet në Serie A dhe dy klubet e interesuara për të janë Bologna dhe Fiorentina.
Siç bën me dije 'SportMediaset', shqiptari nuk është më pjesë e planeve të Interit, por deri më tani situata ka qenë e ngadaltë për t'u zgjidhur. Në tre sezone me zikaltërit, ish-lojtari i Empolit nuk ka arritur të gjejë një rol kryesor dhe pas mbërritjes së Petar Sucic, drejtuesit vendosën ta nxjerrin atë në treg për të mbledhur një shumë prej rreth 18-20 milionë eurosh për t'i riinvestuar në objektiva të tjerë transferimesh.
Duket si një mision i vështirë, pjesërisht për shkak të shumave të përfshira dhe pjesërisht për shkak të qëllimeve të Asllanit, i cili synon të qëndrojë në Itali nëse shitet.
Duke refuzuar mundësinë Betis, për shkak se oferta e klubit spanjoll ishte shumë e ulët ashtu edhe për shkak se nuk ishte tërheqëse për lojtarin, marrëveshja u prish. Në Serie A, Bologna dhe Fiorentina thuhet se po e ndjekin lojtarin shqiptar ditët e fundit, por dëshira e Interit është për të negociuar vetëm për një transferim të përhershëm po i bën gjërat më të komplikuara.
Nëse Calhanoglu do të qëndronte me Interin, mesfusha do të ishte e pajisur mirë me Petar Sucic dhe Asllani do të ishte i tepërt. Interi po kërkon gjithashtu një zgjidhje për Asllanin.
Komente
