Dje, Kombëtarja fitoi 1-2 me përmbysje kundër Ukrainës në Pragë për Ligën e Kombeve. Kristjan Asllani dhe Rey Manaj nuk ishin vetëm protagonist sa i takon cilësive në fushë, por në fund të lojës dy shokët e ekipit kuqezi u "përplasën" edhe për një goditje dënimi, që në fund u godit nga Manaj.
Një gjë të tillë e ka sqaruar edhe Kristjan Asllani, që dukshëm u shpreh për mediet se me Manajn janë shokë, por patën një keqkuptim për këtë rast.
“Tri pikët - Fitore e madhe dhe shumë e rëndësishme. Ishte shumë e vështirë kjo fitore ndaj Ukrainës. Mendoj se e kanë mbajtur më shumë ata topin dhe ne jemi mbrojtur. Por, kishim shumë pa një fitore dhe shikojmë përpara sepse kemi një ndeshje të vështirë.
Kjo fitore na ndihmon shumë sepse ishte ndeshja e parë. Kur e fillon mirë je një hap para. Provuam të luanim futbollin tonë, por mendoj se mund të kishim luajtur më mirë. Por morëm 3 pikët dhe kjo ka rëndësi. Kishim që ndeshjen me Çekinë që nuk fitonim dhe jemi të lumtur, vazhdojmë.
Faulli që nuk ju la Manaj ta godisnit? Jam shumë shok me Reyin, por u mërzita në fushë. Goditjet e dënimit i godas që i vogël, por dhe Rey ka gjuajtje të mirë. U mërzita pak në fushë, por absolutisht jam shumë shok me Rey, s’ka problem, tjetrën do e gjuaj unë”, tha Asllani.