Ditët e fundit, një mik e kolegu im i dashur që kontribuoi 45 vite në Media, më solli fotokopjen e shkresës origjinale që mbante datën 9 Mars 1977. Dokument zyrtar që më tronditi thellë. E rilexova disa herë në heshtje dhe pastaj ngrita zërin: -Kjo është një shkresë e Urdhër i fëlliqur antishqiptar, një njollë e zezë në historinë e shtetit tim të drobitur e të bërë trokë, një thikë e madhe përcarëse e vëllavrasëse e ndyrë mu në shtyllën kurrizore të kombit ! Nuk ishte tentativë, objektiv a strategji konkrete për të bërë “lesh arapi” një parti politike.
Nuk ishte as nga ata Urdhërat që u jepen një kolektivi a individi “për merita të vecanta në punë” ose për “vepra trimërie, guximi e heroizmi”. Ishte Urdhër luftarak i dy Gjeneralëve të roitur dhe me armë e ura zjarri në duar, që do të drejtonin sulmin e poshtër nga Veriu kundër trevave “rebele” në Shqipërinë e Mesme dhe sidomos në atë të Jugut ! Ulërimë me thes në kokë !,-do thoshte i irrituar në shkallën sipërore, një publicist i talentuar nga Lumi i Vlorës. Ai Urdhër “sekret” e “Tepër urgjent” u drejtohej vetëm 11 rretheve të Veriut : Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe e Burrel.
-“Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj, të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent për në Akademinë e Forcave Tokësore Tiranë (ish shkolla e Bashkuar). Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm. 09.03. 1977. Komandanti i Operacionit, Gjeneral Bashkim Gazidede. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Adem Copani”(Firmat dhe vulat).
O Zot, po përdhosej krenaria dhe dinjiteti kombëtar ! Personalisht, kam patur dhe kam bindjen se populli patriot i atyre krahinave peshërënda në histori, nuk mund të binte në grackat e atyre të paudhëve. Edhe ata pak mercenarë të paguar që u mblodhën në emër të parasë apo në emër të mbështetjes së pushtetit gangster, kurrsesi nuk mund t’i përfaqësojnë.
Liderët e paturpshëm të PD-së e kishin ngrënë turpin me bukë ! Intelektualët e vërtetë nga ato vise të dashura, ku kam njohur shumë dhe i kam miq sot e gjithë ditën, nuk u pajtuan kurrë me ato veprime tepër të errëta, ndarëse, tinzare e përcarëse. “Po nuk iku Doktori nga skena politike, Shqipëria kurrë nuk qetësohet”. Po kush i dëgjoi dhe kush po i dëgjon ?! U tha publikisht 26 vite më parë ! Dhe ja ku jemi. Rrumpalla vazhdon. Paqja e plotë nuk erdhi. Intelektualët e ndershëm të këtij vendi të bekuar nga Perëndia dhe të mallkuar nga Polit(h)ika pa moral, nuk mund të heshtnin përballë padrejtësive shoqërore sa një mal. Dhe mbetën shtresa më e varfër në kapitalizmin shqiptar.
Apo “rroftë liria e gënjeshtërt e fjalës dhe poshtë liria e punës ?! Neni famëkeq 24/1 ra pa mëshirë mbi Administratën, Ushtrinë, Policinë, Arsimin, Kulturën etj. Një spastrim anadollak e kulpërak ! Shkëlqimi i verbues i Firmave Piramidale ua bëri mendjen ujem liderëve politikë, djathtas e majtas. Por…”rruga u cel, Piramida e piratëve u shemb”! Ajo përmbysje biblike solli një arrati tjetër të shqiptarëve nëpër botë…
Mirëpo, ajo shkresë zyrtare “Sekrete” e ai “Urdhër urgjent” nuk dolën kurrsesi “me Urdhër të peshkut dhe as ranë nga qielli atë të dielë marsi. Me Kushtetutë, Ushtria kishte një Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Dhe përcarja krahinore, kujt i interesonte vallë ?! Dhe kur ? Ato ditë kur Doktori i bërë helm e vrer, po e bënte gjumin e paktë harram ! Dhe përpëlitej rreth Dorëheqjes nga Presidenca e Republikës hallemadhe. Pas gati 3 dekadave, sot na bën thirrje për Revolucion “Demokratik” ! Revolucion me rrënjët në ujë ! Dihet kush e shoqëron dhe i rrokanis brockulla euforie e marrëzie. Janë bërë si lolo e karagjozë nëpër ekrane e mejhane. Një tabor me rrënjëdalë e “mbështetës të përhershëm personalë” pa dinjitet e personalitet.
Sinqerisht, grupin që i është bërë rrëqebull Doktorit, unë e mirëkuptoj deri në një pikë : U ngrysën fukarenj dhe u gdhinë pasanikë hajna ! Gati të gjithë. Dhe na shesin moral me okë, bashkë me idhujt e tyre të rremë. “Aksionet guerrile përballë Parlamentit” dhe ajo parrulla e madhe në bulevard “Kamza i del zot Shqipërisë”, nuk kanë nevojë për shumë komente. Ato flasin shumë. Dhe arrijnë deri te deklarata që i shton votat së Majtës : “Edi Rama u ka ngulur thikë pas shpine SHBA”(?).
Dhe njerëzia me dy pare mend në kokë, vazhdojnë të tallen e të pyesin drejtpërdrejt cdo ditë : Si do e pagëzojnë “revoltën opozitare” të 3 Marsit, Revolucion borgjezo-demokratik; Revolucion proletar me liderë të majmur në kurrizin e varfanjakëve; Revolucion tekniko-shkencor, industrial a politik; Revolucion popullor apo Revolucion i Foltores që i ka dalë kallaji ?! “Gjyqi i vulës” (një maratonë “drejtësie” e neveritshme) do e shtojë me siguri mizërinë me Sanco. E ka thënë bukur poeti Xhevo 30 vjet më parë, kur redaktorja e parë ishte Flutura Acka : “Kthen kokën djathtas : Sancot, askush tjetër./ Kthen kokën majtas : Sancot e pavdekshëm./ Kthen kokën prapa : Mizëri me Sanco./ Përpara – vetmitari, Don Kishoti./ Se ku shkon bota/ Nuk e di as Zoti”.
Së fundi, më dëgjo pak edhe mua : Ultimatumet e tua ogurzeza, nuk pijnë më ujë, Doktor ! Harro mushkë Valarenë !...Gazidedja mbylli sytë e iku herët në atë botë dhe nuk e njoha dot. Sa për Copanin(ish shef i Shtabit të Përgjithshëm), e kam kërkuar për t’i bërë ca pyetje, por më thanë se po ha pensionin e Gjeneralit shumë larg, në Amerikë ! Dëshiroj ta takoj një ditë, megjithse një i mencur thekson : Në një botë arrivistësh si rregull është të mos shkosh.
Po ky dokumenti i mjafton asaj të spak për të nisur hetim? Apo meqë krimi nuk është kryer dhe hetuesia s'ka çfarë të hetojë..
PërgjigjuDhe te mendosh se me radikali ne vitet e para post komunizem, gjasme, ishte Edi Rama, qe madje thonte ti varim ne litar ...komunistet! Dhe kot me mendu sikur Sale monstra ta kishte pas vetes.... bateu ca do shkrunte autori ne versionin "pyke" te Nolit.
PërgjigjuËshtë viti famëkeq 1997...!dhe Saliu si Krye Bajlozi prapë zgërdhiet,pse jo sot asht MultiMiliarder!
Përgjigju