Amos Zaharia dhe Kiara Tito

'Krisu bashkë me p*tanën tënde', Amos Zaharia sqaron komentin ndaj Kiara Titos: E thashë në nerva e sipër! Do doja t'a tërhiqja, i kërkova falje familjes

17 Mars 2023, 12:59| Përditesimi: 17 Mars 2023, 13:02

  • Share

Aktori Amos Zaharia ka folur për herë të parë rreth komentit që bëri ndaj Kiara Titos, për të cilën tha nëpër dhëmbë “krisu bashkë me p*tanën tënde” gjatë një debati me Luiz Ejllin në Big Brother. Në një intervistë u shpreh se e ka thënë në nerva e sipër dhe do të donte ta tërhiqte mbrapsht.

Sipas tij, ka kontaktuar familjen, të cilëve i ka kërkuar falje për komentin, i cili mendohet se ka ndikuar te publiku që e votoi për ta nxjerrë jashtë kur ishte në televotim.

“Vetëm atë batutën që kam thënë për Kiarën do t’a tërhiqja mbrapsht sepse e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time sepse është e vërtetë që ne në nerva e sipër mund të themi shumë gjëra, por kur je në televizion në një farë mënyre duhet t’a ruajmë pak etikën dhe të japim një shembull më të mirë.

Në atë moment e di që kam bërë gabim, por me të vërtetë ka qenë moment nervash dhe kam kërkuar falje dhe ndjesë edhe familjarëve të saj, kam komunikuar edhe vetë me ta në rrjete sociale.

Njerëz jemi, gabime do të bëjmë, por të jemi edhe pak më tolerantë me njëri-tjetrin. Një gjë është të bësh një gabim dhe me vërtetë t’a kuptosh gabimin dhe komplet gjë tjetër është të bësh një gabim, të kërkosh falje e të bësh po të njëjtin gabim”, tha Amos në një intervistë për emisionin ‘D-Night’.

Komento

Komente

  • ariana: 17/03/2023 21:26

    pasa pas te drejte AMOS e shtirur je.

    Përgjigju
    • Boss: 25/04/2023 15:36

      Hahaha ju që flisni keq për listën që e do vetëm Zoti shikon dhe ju dënon

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?