Rafael Leao i premton besnikëri Milanit. Portugezi, i cili pak kohë më parë kaloi një periudhë të trazuar për shkak të rinovimit, në një intervistë të fundit thotë se një ditë ëndërron të bëhet kapiten i Milanit. 24-vjeçari përsërit që idhulli i tij është Cristiano Ronaldo, por saktëson se kurrë nuk preferon të jetë një lojtar individualist.
Leao periudhën e fundit po kalon shumë vështirësi për të gjetur golin, por edhe për marrëdhëniet me tifozët e Milanit. Portugezi është vërshëllyer shpesh pasi prej tij pritet shumë, duke qenë se shumë herë e ka nxjerrë ekipin nga balta.