Prej më shumë se 24 orësh kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e boksit të Florian Markut në ‘Air Albania’, por ka nga ata të cilët janë të pakënaqur me çmimet. 29-vjeçari shqiptar e ka thënë se është ëndrra e tij më e madhe për t’i mundësuar shqiptarëve një ndeshje në vendin e lindjes, ndërsa pasi hasi shumë pengesa në organizim, tani përballet me kritikat e ndjekësve të tij. Çmimet për të parë Florian Markun në ‘Air Albania’ më 25 gusht nisin nga 2 mijë lekë të reja deri në 19 mijë lekë.
“Mos të dukem gjë organizatori Boxxer ose SkySports unë? Unë menaxhohem nga dikush. A mendon se unë i vendos çmimet e biletave ose marr lekët e biletave? Kam bërë luftë për të ardhur këtë verë në Tiranë dhe ishte gati te prisheshe kontrata vetëm e vetëm për të ardhur e për t’u ndeshur në vendin tim! Me gjithë Zemër jam munduar sepse nuk kanë dashur ta bëjnë një organizim të tillë në Shqipëri. Jam munduar me Shpirt mbas 5 vitesh afërsisht të rikthehem në shtëpi. Biletat fillojnë nga 16 euro as ndeshjet e futbollit që zhvillohen çdo javë nuk e kanë atë çmim.
Të ishte për mua do doja të ndeshesha para 50.000 Shqiptarëve pa bileta, falas çdo gjë, për një titull Botëror, por më gjeni dikë që e organizon diçka të tillë edhe premtoj që do ndeshem për t’i bërë të gjithë Shqiptarët krenarë nëse: Organizatorët, Stadiumi, Televizionet, Këngëtarët, Ringu, Ndeshjet e tjera, Arbitrat, organizata ËBC që unë do ndeshem, nuk duan pagesë, unë jam i pari që ndeshem edhe do futem në Ring pa asnjë lloj pagese vetëm e vetëm për t’i bërë krenarë të gjithë Shqiptarët kudo që janë neper Botë siç kam bërë kaq vite jashtë vendit tim. Por të flasësh mbas një kompjuteri edhe të qahesh për 16 euro për një ndeshje që s’ka ndodhur kurrë në historinë e Boksit Shqiptar ESHTE TURP,”- ishte përgjigja e Florian Markut ndaj komentuesit në rrjetet sociale.
Florian Marku ai qe te ka shqetsu me komentin e tina besoj qe u kan serb e jo shqiptar
PërgjigjuNuk ju vien turp njerëz të dobët Florian Marku është një Shqiptar me zemër Edhe nuk e fsheh por e shfaq me krenari të madhe edhe çdo gjë që e bën. E bën për tja rrit vlerat Shqiptaris Florian o vlla mos ja u vër veshin ktyre majmunave mos bjwr pre e pisave Ti je një vler e Shqiptarve Ti na jep nder Të uroj fat të uroj fitore Je i pamposhtur Je kampion
PërgjigjuE njoh dhe e respektoj si sporting te madh qe na ben krenare te gjithve ne radhe te pare bashkeqytetaret e vendlindjes se tij. Mirpo me keto qe shkruan ja rrit edhe me shume vlerat vetes. Bravo dhe suksese Florian!
PërgjigjuMarku...marku.... po vjen kampioni...marku...marku
PërgjigjuFlorian Marku je shqiptar model. Krenar per ty. Mos e lodh mendjen per cfare shkruajne disa dashakeq. Stay stress free man Focus to the win
Përgjigju