Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte puth punonjësen

Bota

Kritika të ashpra për presidentin filipinas, puth punonjësen gjatë eventit/VIDEO

4 Qershor 2018, 16:43| Përditesimi: 4 Qershor 2018, 16:49

  • Share

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka marrë kritika të shumta pasi puthi një punonjëse filipinase gjatë një eventi live.

Duterte ishte duke folur përpara një turme njerëzish në Korenë e Jugut, kur ai thirri dy vajza në skenë dhe njërën prej tyre e bindi atë që ta puthte.

Të pranishmit në skenë u entuziasmuan duke duartrokitur, kryesisht punëtorët filipinas.

Veprimi i Presidentit filipinas u konsiderua si një “shfaqje e shëmtuar e një presidenti paragjykues ndaj grave”.

Nuk është hera e parë që Duterte është akuzuar për sjellje të papërshtatshme ndaj grave.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?