Kritika të shumta për kryeministrin grek, shkel kufizimet masat kufizuese antiCOVID

8 Shkurt 2021, 16:27| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 16:31

  • Share

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, po përballet me zemërimin e qytetarëve pas qarkullimit të videove dhe fotove të tij  duke shijuar  një drekë në tarracën e shtëpisë të një deputeti në Ikaria.

Mitsotakis vizitoi ishullin e largët të Egjeut për të takuar stafin mjekësor dhe për të parë nga afër zhvillimin e programit të vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19. Por ajo që kishte qenë një udhëtim i suksesshëm, u fsheh shumë shpejt nga lajmi se grupi kishte  organizuar një festë të madhe në shtëpinë e deputetit të Demokracisë së Re Christodulos Stefanidis.

Foto dhe videot e tij duke thyer masat anti-COVID qarkulluan në media shumë shpejt edhe në ato ndërkombëtare. Edhe ish-kryeministri Alexis Tsipras gjithashtu e ngarkoi videon në llogarinë e tij në Instagram, duke akuzuar qeverinë për " arrogancë".  Stefanidis, një kardiolog, pranoi se jashtë shtëpisë së tij ishte grumbulluar një turmë por këmbënguli që brenda shtëpisë së tij protokollet shëndetësore të përkraheshin.

Kjo nuk është hera e parë që Mitsotakis është në qendër të vëmendjes për rregullat e ashpra që qeveria e tij ka vendosur dhe thyerjen që u ka bërë ai vetë masave.  Në fillim të dhjetorit ai u kritikua pasi u shfaqën imazhet e tij duke pozuar me mbështetësit gjatë një shëtitje me biçikletë në mal me gruan e tij në vargun Parnitha në veri të Athinës. Askush nuk mbante maskë ose respektonte rregullat e distancimit shoqëror.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?