Kritika vjeneze vlerëson filmin “Nusja edhe shtetrrethimi” në Viennale

4 Nëntor 2019, 16:21| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 16:34

  • Share

“Nusja edhe shtetrrethimi” me regji të Kristaq Mitros dhe Ibrahim Muçajt pati premierën në ndërkombëtare në Viennale. E cilësuar si një nga ngjarjet kryesore Evropiane, filmi është përzgjedhur si imazh përfaqësues i retrospektivës për 80-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore.

Arkivi Qëndor i Filmit i përfaqësuar nga drejtoresha Iris Elezi, së bashku me regjisorin Mitro edhe skenaristen Helena Kadare gjatë këtyre ditëve kanë qenë të pranishëm në realizimin e kësaj ëndrre, që ndodh 41 vite pas premierës shqiptare. Momenti i përzgjedhur nga filmi është fiksuar në një pllakat që është realizuar nga piktori Azis Karalliu.

Ndërsa, kritika vjeneze e veçon këtë realizim kinematografik që është bërë në vendin tonë, si një ndër filmat më të mirë, që janë bërë mbi luftën.
“Që nga themelimi i Kinostudios në vitin 1952, shumica e prodhimeve të filmit shqiptar kanë folur për fitoren komuniste ndaj okupatorëve gjermanë. Edhe pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha në 1985, ky motiv u mor vazhdimisht në filma, duke u bërë nganjëherë gati qesharak. Me skenarin e Helena Kadaresë, gruas së shkrimtarit të famshëm shqiptar Ismail Kadare, ‘Nusja dhe shtetrrethimi’ bën një përjashtim të dukshëm: pas vrasjes së një zyrtari fashist, një partizane e re përpiqet të shpëtojë duke ikur nga qyteti. Ndërsa, gjermanët e kërkojnë shtëpi më shtëpi, gruaja hyn në një dasmë si nuse. Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro kanë punuar së bashku në dhjetë filma, kjo është një nga veprat e tyre më të mira”, shprehen kritikët vjenezë, të cilët e cilësojnë imazhet në bardhezi me ‘Un condamné à mort s'est échappé’ të Robert Bresson’”, shprehen specialistët vjenez.

Filmi “Nusja edhe shtetrrethimi” do të prezantohet në Viennale sërisht në datë 30 nëntor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?