Blerim Isufaj

Kritikat e Kurtit për hetimet mbi sulmin në Banjskë, reagon kryeprokurori: Nuk është çështje e tij ngritja e akuzave! S’mund të na tregojë punën tonë

29 Dhjetor 2023, 18:44| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 19:04

  • Share

Pas akuzave të njëpasnjëshme të qeverisë së Kosovës ndaj Prokurorisë Speciale sa i takon hetimeve në sulmin e Banjskës, ka reaguar kryeprokurori Blerim Isufaj. Në konferencën e dhënë në fundvit, Isufaj tha se nuk i takon kryeministrit Albin Kurti të ngrejë akuza por sistemit të drejtësisë, gjithmonë duke u bazuar në prova.

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngremë kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngremë aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, ka thënë Isufaj.

Kjo deklaratë vjen pasi kryeministri Kurti ka deklaruar vazhdimisht se është i shqetësuar përse Prokuroria Speciale nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra efektivi i policisë Afrim Bunjaku.

Blerim Isufaj është i nominuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit, mirëpo deri tani ka pasur përplasje të vazhdueshme me liderët shtetërorë. Madje, presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar dekretimin e tij.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 29/12/2023 19:14

    Kumbara i Radojçiçit është ky tradhtar së bashku më Ramutin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?