Pas kritikave të Kryeministrit Rama ndaj Bashkimit Evropian, përmes një postimi në rrjetet sociale Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, i cili është deputet i PPE, partive aleate te Partisë Demokratike, Michael Gahler ka shkruar se Shqipëria ka ende kushte për të përmbushur për nisjen e negociatave. Ai apelon qeverinë që të plotësojë e jo të mohojë kushtet.
"Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie evropiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!
Konkluzionet e Këshillit Evropian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!
Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progres në shumë kushte
-Ligji për median nuk është përmirësuar;
-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqësorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;
-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;
-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;
Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit evropian. Këto janë çështjet që kam ngritur në forume evropiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit", ka shkruar ai.
Presidenti Ilir Meta i ka dalë në krahë deklaratave të Koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, i cili tha më herët se Qeveria në Tiranë duhet të plotësojë kushtet për integrimin dhe jo t'i mohojë ata. Meta tha se përgjatë kësaj kohe qeveria i ka injoruar këto kushte por që më 25 prill do të vijë fundi i kësaj dhe se vendi do të fokusohet me energji të reja drejt hapave që të çojnë në BE.
"E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë. I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t'i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian", shkruna Meta.
Gjatë ditës së sotme eurodeputeti Michael Gahler, pjesë e PPE, partisë aleate të Lulzim Bashës tha se qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke mohuar kushtet e integrimit apo duke përgojuar BE, por të fokusohet në plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave për integrim.
Shame on you! Prandaj u bë Brexit për shkak të politikanëve dështak si ky zotria që marrka dhe guximin kur gënjen dhe premton BE një ëndërr fatkeqsisht e venitur. Tashmë është fakt që ju qëllimisht i lat jasht vëndet e Ballkanit jo vetëm nga agjenta juaj politike por edhe shëndetsore.
PërgjigjuKush ja var ca thot kokrra delenxhiut. Keta jan gati ta shesim veten e vetem ketyre tu shkoj uji ne hullin e tyre. Europa me shqiperaret tall bythen. Ka 30 vjet qe vendosin kushte.
PërgjigjuO Met hajduti me 25 prill vjen ndryshimi ne dore tuaj ky timi.
Përgjigju