TIRANË- Një reagim ka ardhur nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve pas kritikave publike të kryeministrit Edi Rama për gjyqtarin Marko Boshku. Në një deklaratë publike, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se ky është një sulm i paprecedentë dhe i papranueshëm ndaj gjyqtarit, ndërsa theksojnë i bëjnë thirrje KLGJ-së që të marrë pozicion më të qartë mbrojtjeje për gjyqtarët.
“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku. Së pari, Shoqata i shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij. Së dyti, ajo nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti. Së treti, i bën thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm. Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit”, thuhet në deklaratë.
Shoqata thotë në deklaratë se postime dhe komente të tilla, si ai ndaj gjyqtarit Boshku janë në kufijtë e veprës penale. Po ashtu, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve shprehet se “sulmi ndaj gjyqtarëve përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.”
“Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin. Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast. Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër”, thuhet në deklaratë.
Reagimi i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve vjen pasi një ditë më parë kryeministri Edi Rama denoncoi gjyqtarin Marko Boshku, duke e quajtur të pabesueshëm vendimin e tij për të rikthyer në detyrë kreun e AMP-së Vlorë, Glorian Ahmetaj, madje edhe për t’i paguar atij pagat e prapambetura, pas pezullimit për shkak të një ndërtimi pa leje në Ksamil.
Komente

Qe sistemi i drejtesise ka akoma probleme ka, por te sulmosh Marko Boshkun eshte njesoj si te sulmosh shpresen qe keto probleme do te sistemohen ne nje te ardhme!
PërgjigjuGjyqtaret sot jane tumorri ose kanceri i shqiperise dhe i shoqerise ate c’fare i kane bere me pronat se ka bere as zoti me termete e permbytje
PërgjigjuJu jeni qelbësira, mirë ja u bën.
PërgjigjuQaheni nga Rama po ju doni tredhur o qelbaniker,ju jeni te qelbur deri ne gryke, cu duket vetja qeveri me veteeeee. Jo more iku koha e Sali qelbesires qe ju beri te gjitheve si surrati tij , iku.
PërgjigjuPaska reaguar tabori i qelbesirave!
Përgjigju