Kritikat e Ramës për OSBE/ Biberaj në Report Tv: Fasadë! Ai s’ka zgjidhur problemet e brendshme, e jo më ato të jashtme! Opozita do e mbrojë me çdo mjet votën në 25 prill

3 Dhjetor 2020, 16:11| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 16:23

  • Share

TIRANË- Kritikat e Edi Ramës për OSBE-në, ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj i ka cilësuar si fadë “ashtu siç është politika e Rilindjes”. I ftuar në “Sot live në Shqipëri” në Report Tv, Bineraj tha se Rama në cilësinë e kryetarit të radhës, nuk ka bërë asnjë punë konkrete, por vetëm fjalë. Ai thotë se nuk ka të bëjë aspak me individin, teksa një vëmendje sjell një shprehje franceze, që sipas tij I përshtate shumë Ramës.

“Është një fasadë, siç është politika e Rilindjes. Nuk ka të bëjë me çështje individësh, kam qenë në pozicione drejtuese në politikën europiane. Është një shprehje franceze “të presin siç ke veshjen dhe të përcjellin siç ke mendjen”. Ramën e kanë pritur në kancelari perëndimore shumë mirë, sic kishte pamjet, fasadë dhe po e përcjellin me negativitet. Është për të bërë punë konkrete dhe nuk ka ndodhur, drejton OSBE dhe nuk kemi ministër të Jashtëm të emëruar. Rama nuk ka zgjidhur politikën e brendshme dhe nuk shërben si shembull për zgjidhjen e konflikteve të jashtme. Drejtuesit jo rastësisht vijnë nga vendet me demokraci të konsoliduar se s'mund të japësh leskone për demokracinë kur ti vetë nuk je një vend demokrat. Në fund Perëndimi të jep atë që meriton dhe në këtë rast Shqipëria merr notën 4 në integrimin  e vendit. Rama duhet të dënte detyrat e shtëpisë, ti nuk mund te jesh një model i mirë të negociosh me Putinin, kur ti je një Putin i vogël”, tha Biberaj.

Ndalur te raporti i Komisionit të Venecias, Biberaj tha se nuk prisnin që të zhbëheshin ndryshimet e ndodhur në Kodin Zgjedhor, duke shtuar se opozita “me forcat e saj” do të mbrojë çdo votë.

“Ne jemi ndarë, do mbrojmë cdo votë me cdo mjet dhe mënyrë dhe do t'i fitojmë zgjedhjet. Nuk prisnim nga Venecia që të zhbënte ndryshimet që janë bërë”, tha ai, teksa u shpreh i bindur se në 25 prill do të vijë fundi i qeverisë Rama.

“Partia fituese do të jetë PD dhe koalicioni do të jetë opozita, të gjitha ndryshimet Kushtetuese që ka bërë Rama nuk e shpëtojnë nga humbja”, përfundoi Biberaj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dibran: 03/12/2020 18:58

    ....per JamKushJam !!!!! Ky,bashkepatrioti i SALISERBKRIMINELTRADHETARHAJDUTDUARLAREGJAK,asgje nuk mund ti beje GJIGANDIT !!!! Le ti turren te gjithe QENTE-LAKEJTE e PD, asgje nuk e ndalon GJIGANDIN! Ka ne mbrojtje te tij njerezit e ndershem .....

    Përgjigju
  • JamKushJam: 03/12/2020 16:30

    Z. Biberaj, (lidhur ngusht me PD qe ne vetvete nenkupton dhe mentalitetin tend politik, ose te shtetberjes) e ke fjalen per shokun tend te ngusht Sali bej Protopapa, qe kishte fasade te bukur, e kan pritur mire ne kancelerite, dhe e percollen prej mungeses se mendjes qe ishte. Kuptohet qe s'ke pse te votosh per kundershtarin, po s'na the konkretisht ku eshte problemi me ndryshimet kushtetuese??? Se ne pergjithesi dihet qe i jeni turrur Rames individualisht!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?