Në shkresën drejtuar KLP-së, prokurorja në Prokurorinë e Shkodrës Elsa Gjeli i kërkon këtij institucioni që të analizojë sjelljet e kryeministrit, për të cilin thotë se ka cenuar pavarësinë dhe respektimin e ndarjes së pushteteve.
Kërkon gjithashtu që të bëjë një deklaratë zyrtare në mbrojtje të prokurorëve nga sulmet politike si edhe të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të magjistratëve “që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura”
“Në përfundim, në përputhje me kompetencat tuaja, kërkoj nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që:
- Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve;
- Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë;
- Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura.
Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional.”, thuhet në kërkesën e prokurores Gjeli.
Lajmi kryesor:
Kritikat e Ramës për Thethin, prokurorja Gjeli ankim në KLP: Deklarata linçuese! Kryeministri: Hartoi ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje
Xh.D/ReportTv.al