Kritikat e Theo Jacobs për SPAK, KLP: Deklarata të qortueshme, kanë kaluar vetingun! Ka mjetet për të trajtuar çdo pretendim për prokurorët

27 Korrik 2020, 20:23| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 20:25

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është përgjigjur përfaqësuesit të huaj të ONM, Theo Jacobs pas kritikave që bëri për prokurorët e SPAK dhe cilësinë e hetimeve të rastit Luan Daci, duke i quajtur "jo të plota dhe të kryer nga prokurorë që nuk duhet të ishin aty".

KLP ka qortuar deklarata e tilla duke thënë se të gjithë prokurorët e SPAK kanë kaluar vetingun, kontrollin nga KLP dhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe se çdo  pretendim i ngritur për profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve mund të verifikohet me mjetet dhe procedurat e sistemit ligjor.

 KLP sqaron se si organ themelues i SPAK dhe mbikëqyrës i performancës dhe integritetit të prokurorëve nuk mund të rrijë indiferent ndaj deklaratave të tilla që në fakt thyejnë besimin dhe prishin imazhin e institucioneve të reja.

"SPAK është institucion i ri i cili, mishëron aspiratën dhe mundësinë tonë më të mirë si shoqëri për arritjen e drejtësisë shoqërore përmes goditjes penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me gjasë dy plagët më të thella të vendit. Në këto kushte, suksesi i SPAK, do të përcaktohet edhe nga imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku. Pikërisht në funksion të garantimit të këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë në asnjë vend të botës, deklaratat publike (qofshin edhe personale) që venë në dyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin e prokurorëve janë të qortueshme pasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të përshtatshme për trajtimin e çdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve" shkruhet ndër të tjera në deklaratën e KLP-së.

Deklarata e plotë e KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (Këshilli) është njohur zyrtarisht me komentet e përfaqësuesit të ONM gjatë një seancë dëgjimore të mbajtur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në datën 17.07.2020 dhe reagimin publik të SPAK ndaj këtyre komenteve. Kujtojmë se sipas Kushtetutës, Këshilli ka për detyrë të garantojë, midis të tjerash, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të republikës, përfshi prokurorët e SPAK. Për më tepër Këshilli është organ themelues i SPAK dhe mbikëqyrës sa i takon performancës dhe disiplinës së prokurorëve të kësaj strukture. Në këto kushte ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj deklaratave publike që lidhen me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve të SPAK. Ne jemi të vetëdijshëm së suksesi i SPAK varet, në rradhë të parë, nga cilësia dhe integriteti i prokurorëve të saj. Me këtë bindje, në një përpjekje për të përzgjedhur prokurorët më të mirë, ne zhvilluam një proces tepër kërkues dhe transparent i cili zgjati plot 9 (nëntë) muaj. Në kuadër të atij procesi ne verifikuam në detaj profesionalizmin dhe integritetin e të gjithë kandidatëve. Kujtojmë se pavarësisht verifikimeve tona të thella , kushti mbi kushtet për të gjithë kandidatët ishte kalimi me sukses i sprovës se vetting – ut. Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, e kanë kaluar këtë sprovë. Natyrisht që integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK nuk verifikohet vetëm një herë. Është detyra e Këshillit të sigurohet në vijimësi për garantimin e standardeve profesionale e etike të prokurorëve të SPAK. Në këtë kuadër të gjitha institucionet dhe publiku i gjerë janë të ftuar të ndihmojnë Këshillin në realizimin e kësaj detyre të rëndësishme. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se SPAK është institucion i ri i cili, mishëron aspiratën dhe mundësinë tonë më të mirë si shoqëri për arritjen e drejtësisë shoqërore përmes goditjes penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me gjasë dy plagët më të thella të vendit. Në këto kushte, suksesi i SPAK, do të përcaktohet edhe nga imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku. Pikërisht në funksion të garantimit të këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë në asnjë vend të botës, deklaratat publike (qofshin edhe personale) që venë në dyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin e prokurorëve janë të qortueshme pasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të përshtatshme për trajtimin e çdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve. Çdo pretendim i këtij lloji nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikuar nga ligji dhe në institucionet e parashikuara nga ligji. Në të kundërtën çdo diskutim është i destinuar të jetë vetëm një opinion që vetëm cenon në mënyrë të padrejtë imazhin, edhe kështu të brishtë, të institucioneve të reja të drejtësisë.

Komento

Komente

  • KLP 2 vjet pushime: 28/07/2020 09:40

    KLP le te marre raportet e hetimit te KPK dhe KPA dhe te hetoje keta qe u shkarkuan me ceremoni, te pakten, ate te beje. Se s'e kemi vu per te bukur aty me taksat tona e rroga te larta.

    Përgjigju
  • Eli: 28/07/2020 07:09

    Zoti Jacobs mendon se kto qe kan kalu vetingun jan te ndershem? Nuk ka ngel shqiptar i ndershem,drejtesia o behet me te huaj o nuk behet kurr

    Përgjigju
  • Lush berbali: 28/07/2020 06:50

    Asgje per tu çuditur... KLP po kthehet ne origjine,atje ku ishin me pare. Natyrisht qe njeri-tjetrin do te mbrojne. Amerikani e ka te veshtire ta kuptoje kete vend ku burri eshte anetar i larte i PD se e gruaja funksionare e çmendur e PS se.

    Përgjigju
  • albanian people: 27/07/2020 23:40

    THANK YOU MR.JAKOBS,,, everyday you are showing high professional quality and integrity,,,if we would have 1000 lawyers like you ,,albania would have been in europe 20 years ago........i would propose that mr.jakobs be the head of SPAK.....

    Përgjigju
  • Pelioni: 27/07/2020 23:02

    Për fat të keq të ashtuquajturat organizata të shoqërisë civile në shqipëri asgjë dhe asnjëherë nuk kanë punuar për shoqërinë ,por veçse kanë marrë fonde që sdihet pse i kanë përdorur,bile jo vetëm kaq por janë kthyer në shtojca të partive politike. Boll më në rrugë të reja e të pashkelura si qëmoti.

    Përgjigju
  • Jurist: 27/07/2020 22:33

    KLP po demonstron se nuk njeh ligjin dhe institucionet. Deklarata e Theos per rastin Daci perputhet me vendimmarrjen e Gjykates se Posacme te Apelit,ndersa prokurori i atakuar nga Theo e con ceshtjen ne gjykate pa pyetur per vendimin e apelit. Klp mbeshtet prokurorin qe sdon tia dije per gjykaten e apelit. Theo eshte ok, por mjere niveli i prokurorise dhe klp...

    Përgjigju
  • VLORA: 27/07/2020 22:28

    U ra autoriteti zoterinjve?Cka bere SPAK deri tani?Ka proceduar ndonje poic dhe aq.Pritshmerite e popullit qe u jep roga te majme eshte te fusin brenda dhe tu sekuestrojne pasurine pushtetaret qe kane 30 vjet qe po u pine gjakun.Erdhen me valixhe druri dhe triko leshi e tani jane bere miliarder vetem duke hedhur firma neper tendera

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 27/07/2020 21:09

    Theo Jacobs dhe ONM jane miratuar me Kushtetute per te qene monitorues te punes edhe te atyre prokuroreve qe kalojne Vetingun,prandaj KLP ne dekleraten e reagimin e saj te ruaj jo vetem integritetin por edhe etiken kushtetuese,te marre pergjegjesite kushtetuese e te mos kthehet ne institucion politik,mbasi vjen ere e keqe ky lloj reagimi.

    Përgjigju
    • KERKOJME DREJTESI: 27/07/2020 22:11

      Mos harrojne keta zotrinje prokuror qe paguhen nga taksat e popullit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?