Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në Studio Live teksa u pyet nga Arbër Hitaj mbi kritikat në PD kundër Gazment Bardhi tha se ai është nga të vetmit që ka denoncuar oligarkët dhe aferat.
'A ka patur denoncime më të forta se ato të Bardhit? Këto rrymat, nuk ka njeri brenda PD që nuk pasur guximin dhe kurajon për të denoncuar jo vetëm oligarkët por çdo aferë. Ka shkuar edhe më tej, ne nuk jemi prokurori as gjykatë as vrasës. Opozita ka denoncimin. Prandaj janë organet e drejtësisë. Është lënë vendi për disa vite pa Gjykatë Kushtetuese. Kushtet çojnë në destabilizim. Kam qenë për qëndresë në parlament, ngujim deri në respektimin e kushtetutës. Për ne qeveria teknike është zgjidhja optimale, mos gjetja e një emëruesi të përbashkët mund të çojë në destabilizim. Duhet të krijojmë besimin e njerëzve, demokratët dhe socialistë do shkojnë për të votuar, por duhet thithur pjesa gri. Është pjesë e madhe.'
Lajmi kryesor:
Studio Live/ Korreshi: Parlamenti me Elisën, dasëm e re me muzikë të vjetër! Burimi: Opozita po kërcënon me destabilizim në prag të zgjedhjeve
G.K//ReportTv.al