Kritikat ndaj Berishës, Hajdari zbulon në Report Tv marrëdhënien me ish-kryeministrin: S’më ka mbajtur inat! Do protestojmë deri në rrëzimin e Ramës

15 Nëntor 2022, 18:00| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 18:14

  • Share

TIRANË- Opozita mbajti të shtunën protestën para kryeministrisë, por cili ishte qëllimi i saj dhe a u arrit? Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari e ftuar në Report Tv thotë se kjo protestë i dha një mesazh të qartë qeverisë “se duhet të ketë frikë nga forca qytetare.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hajdari thotë se protesta e arriti qëllimin e saj dhe përçoi mesazhin tek qytetarët që mos të kenë frikë dhe shprehet e bindur se ata do t’u bashkohen në protestat e tjera deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“Protesta i arriti të gjitha qëllimit, i dha sinjal të qartë qeverisë rama që duhet të kenë frikë nga forca e qytetarëve të indinjuar. Protestë që s’kishte të bënte me krahët politikë por me qytetarët që duna të qëndrojnë në Shqipëri dhe ta krijojnë të ardhmen këtu. Që ta krijojnë të ardhmen këtu duhet të kemi një korrigjim politik me në krye Edi Ramën që ka 9 vite në pushtet dhe ka shkaktuar një shpopullim, protesta dha mesazhet e duhura për të gjithë ata qytetarët që duna ta ndryshojnë realitetin. Është një betejë e gjatë. E rëndësishme është të mos i lëmë betejat në mes dhe mos ta tradhtojmë qëllimin e betejës që është qëllimi i Edi Ramës, jo me dhunë por me votë. Duke i fuqizuar qytetarët që mos të kenë frikë”, tha Hajdari.

Ndalur në zgjedhjet lokale, Hajdari shprehet e bindur se opozita do të fitojë bindshëm në shumicën e bashkive.

“Në të gjithë Shqipërinë. Do ketë një përballje të jashtëzakonshme mes kandidatëve. Duhet të jemi të qartë sa i përket votës së lirë. Ti denoncojmë. Ka ndodhur pandëshkueshmëri e votës që na ka çuar deri në atë pikë që vota vazhdon dhe preket”, u shpreh ajo.

Një ndër kritiket e Sali Berishës, para se ai të merrte partinë, Hajdari zbuloi sot në Report Tv edhe marrëdhëniet me ish-kryeministrin. Ajo thotë se Berisha nuk i ka mbajtur mëri për kritikat, madje nuk kanë qenë asnjëherë as pjesë e bisedave mes tyre.

“Berisha para se të zgjidhej kryetar unë padyshim i kam shprehur rezervat e mia. I kam shprehur dhe nuk kam pse i mohoj dhe kam thënë se PD-së i duhet një ofertë  ere. Di që jam e qartë që të respektoj vullnetin dhe dëshirën dhe vullnetin e demokratëve. Në momentin që u votua nga anëtarësi e kam detyrim ta respektoj atë lloj vullneti.

A u ka thënë diçka për kritikat? Absolutisht asnjëherë. Nuk ka ndodhur asnjëherë. Berisha është i matur dhe kurrë nuk mund ta bënte. Nuk jemi futur në biseda kaq të vogla. Berisha di të respektojë çdo kënd kë ka përballë”, u shpreh Hajdari.

Ndonëse tashmë gara për primaret është mbyllur, Hajdari thotë se e kishte menduar të kandidonte, por u tërhoq.

E kam menduar, nuk është se nuk e kam menduar. Primaret janë një garë shumë e bukur, të ngjashme me garën maxhoritare të drejtpërdrejtë mes kandidatëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Begu: 16/11/2022 10:00

    Nuk te mban inat,kur edhe pse te vrau babain dhe tju familjaret e tij, ende naivish punoni per te sa te.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 16/11/2022 09:04

    Se njeriu eshte kafsha me e ndyre e deshmon vet kjo e bija e azem hajdarit, flitet e ka edhe deshmi se berisha ja vrau baban,dhe kjo i lepihet si mize kali, pastaj kur nuk dorezoj mandarin e gjithe shqiptaria e ka pare kur e ka quajtur nje lavire kurse te vllane e saj e quante azemi il vertet edhe pse pak dit me pare ishte kapur me droge dhe arme, tash e bija e azem hajdarit po prétendon per nje mandat ne zgjedhjet e ardhshme pasi ne zgjedhjet e fundit basha me urdher te sali kriminelit nuk e futi ne liste.

    Përgjigju
  • Iris: 16/11/2022 02:01

    Rudina,Berisha eshte nje dhelper plake,nuk te mbajti meri se per te je thjesht nje /cupke/ e parrezikshme per pushtetin e synimet e tij.

    Përgjigju
  • Tironsi: 16/11/2022 01:18

    KTHEJU POPULLIT SHQIPTAR HAJNIT E BABES DHA NANES PASTAJ BEJ SI E NDERSHME.

    Përgjigju
  • Jimmy: 15/11/2022 22:24

    Kjo eshte shume debile kjo kishte nje baba maskara dhe te emen te korruptuar!!cfare kerkon kjo debile per cfare democracie flet kjo idiotic! Debile e qelbosur

    Përgjigju
  • Fadili: 15/11/2022 20:48

    E si te mbaje inat !! Ja u ka paguar gjakun e tet eti

    Përgjigju
  • MeteH: 15/11/2022 19:56

    Kjo zonjë nuk stabilitet në qëndrimet e saj Politike.Herë me Lulin e herë me Salinë. Herë në Amerikë e herë në Shqipëri.Arsyeja që erdhi përfundimisht në Shqipëri mund të jetë të shpëtoi MAMIN nga që e kapi vetingu për korrupsion domethënës dhe..do e kthei Saliu në drejtësi nëse fiton. Mesa duken bathët Sb-non grata nuk kthehet më në politikë.Kështu 44.000 luftëtarët e Saliut do Han BAR.

    Përgjigju
  • Azemi: 15/11/2022 19:42

    Po cben keshtu moj cupe. Te hasmi i babait perfundove

    Përgjigju
  • Albfire: 15/11/2022 18:45

    Ngado qe rrotullohen prape te Berisha perfundojne te gjithe... keshtu eshte kur karriera politike eshte ngritur mbi favore dhe jo merita.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 15/11/2022 22:15

      Po si ye te mbaje inat moj fycke ?babane ta vrau ,maman tende e beri gjyqtare per te treguar se se vrau ai azemin ,me shkollen e plepave ,ty te pa qe je fycke nga mendja se shkon sa me nje parti me tjetren me bashe ,me thurje n tani me salen po te ishe e zgjuar nuk do ta lije ameriken por erdhe me vrap per te shpetuar mamane tende hajduten ,.po per te tate ke pyetur ße pse u vra ?sepse bente kontrabanten e armeve ja mori biznesin sales .ti ske men as sa nje peshk moj budallacke do te na japedh ti men ,yyyrrace e keqe

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?