Lori Hoxha

Kritikat për Big Brother VIP, reagon Lori Hoxha: Gjullurdia e madhe sfumon fjalët e mira! Nuk dëgjojmë mallkimet dhe hetuesinë publike, ulim kokën e punojmë

4 Mars 2023, 16:41| Përditesimi: 4 Mars 2023, 16:46

  • Share

Big Brother Albania është spektakli që prej 2 muajsh po merr vëmendje të madhe në Shqipëri. Shfaqja ka marrë edhe shumë kritika për shkak se konsiderohet si një spektakël që nuk ofron asgjë, ndaj ka reaguar vetë producentja Lori Hoxha.

Ajo thotë se bashkë me grupin që punon ditë e natë e dinë mirë vështirësinë e punës ndërsa ecin me moton “Ul kokën dhe puno. Mos përbalt punën e askujt”.

“Big Brother Vip është një nga produksionet më të bukura por dhe më të vështira që Top Channel ka dhe vetëm grupi që punon për të 24 orë në ditë për muaj të tërë mund ta kuptojë.

Megjithatë kohët e fundit kam ndjerë që tek ta presioni që vjen me audiencën gjigande që ky program kap është shpesh herë e vështirë për t’u kapërcyer, dhe të sharat e vazhdueshme nga publiku i thjeshtë por dhe ai mediatik është i rëndë për tu përtypur.

Të arrish këtë lloj suksesi ka të mirat dhe të këqijat e veta.

E shoh gjë gjullurdia e madhe që krijohet sfumon fjalët e mira që mund të thuhen në përditshmëri sepse kritika ndonjëherë është më e zhurmshme, por dua të falenderoj bashkëpunëtorët për punën e palodhur dhe forcën e madhe mendore që kanë për të përballuar kritikat, mallkimet dhe hetuesinë publike. Nuk ka qenë e lehtë dhe unë këtë e di.

Ne kemi një moto, ul kokën dhe puno. Nuk përbaltim punën e askujt.

Top Channel ka krijuar fenomene sociale që kanë arritur të sfumojnë edhe vështirësi të mëdha, duke i dhënë kështu një produksioni televiziv fuqinë për të lehtësuar realitetin në ato orë transmetime.

Kjo meriton një duartrokitje publike sepse Big Brother mbaron, por mirënjohja dhe njerëzillëku mbeten”, shkruan ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?