Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke ju përgjigjur kritikëve që akuzojnë qeverinë përse vendi ynë nuk ka avionë zjarrfikës.
Kreu i qeverisë shqiptare këta persona i quan “piromanë verbalë”, që sipas përgjigjes së tij bazuar në CHATGPT, janë individë që shfaqin prirje të vazhdueshme për krijuar tension dhe konflikt.
Kryeministri Rama sjell sërish në vëmendje zjarret e fuqishme në Greqi, që pavarësisht se ka një flotë avionësh zjarrfikës, përsëri lufta me flakët është e vështirë.
Për këtë kategori të cilët i konsideron si “piromanë verbalë”, Edi Rama këshillon që të bëhet kujdes prej tyre, sepse sipas tij, nuk kanë më asgjë për të humbur.
Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:
RUHUNI NGA PIROMANET VERBALE
Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret
Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një histori të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë.
Nderkohe sipas ChatGPT:
Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji.
E pyetur per piromaninë verbale ChatGBT shpjegon:
Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke synuar të shkaktojë reaksione të forta në publik. Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik. Në rastin specifik të akuzave për zjarret, piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si “material djegës” diskursiv, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe histerie kolektive, pavarësisht mungesës së provave faktike.
Ruhuni nga piromanët verbalë të këtij vendi, humbësa kronikë që nuk kanë asgjë më për të humbur.
Komente

Ruhuni nga zjarri i paaftesise.....
PërgjigjuTENSIONET I KRIJON TI MOR PALACO DUKE MOS BLERE AVIONET E HELIKOPTERET....
PërgjigjuPo o Ram po, po ka dhe sipërfaqe 77 herë më të madhe se Shqipëria, mos bëj kot këto krahasime pa lidhjeeee
PërgjigjuAs gjysem dite avioni Italian ne Delvine e fiku zjarrin , justifikime idjote
PërgjigjuPeleshi tha qe nuk ja vlen te kemi nje avion "Canadair", sepse hyjne ne pune 3 muaj ne vit dhe kushtojne 50 mil euro e nuk ja vlen barra qirane!! Ne radhe te pare, kushtojne 37 mln dollari kanadeze,ndoshta i pari, se duhet paguash edhe trajnimin e poloteve,por per aftesine qe kane keta avione,jane sa per 7 elikoperet tane ne nje rruge te vetme,ka nje autonomi mbi 2400 km,me mbi 370 km/h shpejtesi,kapacitet deri 7000 litra uje,e qe furnizohet ne 15 seconda tani imagjinoni se sa here mund te perdoret si ne Delvine,ne Puke e Kolonje e sa kohe duhet qe tu pergjigjet nevojave kunder zjarreve ne te njejten kohe. Nje pyetje,sa paguan shteti shqiptar per nje ore te avioneve dhe elikopereve te shteteve te huaja qe kan operu ne Shqiperi??!! Per nje gje eshte i sigurte Peleshi,me ket ritem,eshte e vertet qe nuk do na hyjne me ne pune te kemi "Canadair",nuk do ngelet me pyll ne kembe,riflasim kur te rikrijohen shkurret per zjarret e ardheshem.