Kritikoi Çekinë për menaxhimin e pandemisë/ Kryeministi Babis: OBSH të mbyll gojën!

8 Shtator 2020, 17:28| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 17:55

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu sot shqetësimin e saj në lidhje me situatën e pandemisë së COVID-19 në Republikën Çeke dhe reduktimin e planifikuar të qeverisë për gjurmimin e kontakteve.

Reagimi i organizatës shëndetësore të Kombeve të Bashkuara vjen si përgjigje ndaj komenteve të kryeministrit Andrej Babis, i cili sugjeroi gjurmimin e zinxhirëve të infeksionit vetëm në rastet me simptoma të rënda.

Pas deklaratës së OBSH, Kryeministri Babis i kërkoi Organizatës që të mbajë gojën mbyllur. 

“Unë sapo kam lexuar atë që ka deklaruar OBSH. E njëjta organizatë nuk rekomandonte maska për fytyrën dhe as që e dinte që kjo ishte një pandemi. Sipas mendimit tim, ata duhet të mbajnë gojën mbyllur. Ne po bëjmë më të mirën.”

Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech tha se është shumë herët për të kritikuar planet që nuk janë bërë akoma publike. Ai shtoi se nuk kishte plane për të braktisur gjurmimin e kontakteve, thjesht për ta bërë atë më efektive.

Numrat e infeksioneve në Republikën Çeke kanë arritur nivele rekord në ditët e fundit, me 563 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?