Kritiku i artit, Josif Papagjoni, analizon shfaqjet e tre teatrove të Tiranës për 2018: S’kam parë formatin e ardhshëm të aktorit të ri

3 Janar 2019, 17:50| Përditesimi: 4 Janar 2019, 14:33

  • Share

Ky vit që mbyllëm nuk është se shënoi ndonjë dritë më tepër në teatrot shqiptarë. Nëse e krahasojmë me dy apo tre vite më parë gjendja është po ajo. Shfaqje tronditëse që të shënjonin veten vet, me ide më të fuqishme, me qëllim që edhe kultura jonë edhe teatri të integrohet me rrjedhat e kulturës europiane nuk kishte. Për këtë kritiku Josif Papagjoni, si një njeri që e ka lidhur jetën me teatrin bën një analizë të premierave, që u dhanë në dy sezonet që lamë pas në Teatrin Kombëtar, Teatrin Eksperimental dhe atë të Metropolit për kamerën e Report Tv

“Viti që u mbyll më së pari do të doja që të veçoja Festivalin e Teatrit Shqiptar. Ky festival që të jetë një gosti e teatrove tonë, ka qenë gjithnjë e munguar në Tiranë, Prishtinë e Shkup, që ne ta kemi edhe ta shëtisim, por asnjëherë nuk është bërë. Gjithnjë premtohet. Por asnjëherë nuk është rënë dakord në tri ministritë e kulturave shqiptare, në të tre shtetet të kemi përfaqësues të kulturës shqiptare. Mua në kujtesën time më kanë mbetur disa shfaqje, jo se janë shënjuese për teatrot tonë, por kanë dimension estetik dhe artistik. Në këto shfaqje e para është “Medea” e trajtuar me një gjuhë klasike. “Gomari i Babatasit” me regji nga Altin Basha edhe dramaturgji të Stafan Çapalikut, “Tag” me regji dhe dramaturgji të Bashkim Hoxhës, “Jashtë dere” nga regjisori lituanes Mantas Janciauskas, “Qiell i heshtur” me regji të Armela Demajt, “Nata e 12-të” e Shekspirit etj. 

Kritiku i artit Josif Papagjoni 

Intervista e plotë me kritikun e artit Josif Papagjoni

Papagjoni mendon se në teatrot tanë ka munguar drama shqipe. "Mua më duket se mungoi. Nuk kishte dramë shqiptare. Dramë shqiptare, ishte “Pengu” i Saimir Gongos, shpresoj që ky djalë i ri të ecë edhe të çajë. Është e vështirë. E shoh si një mëkat të madh, që nuk i drejtohet tekstit shqiptar. Këtu kemi të bëjmë me frikën e regjisorëve, sepse duke mos qenë i provuar, mundet që të dështoi. Fajin për këtë e ka regjisori", tha ai. 

Ndërsa, mendon se ende në skenat tona nuk është parë formati i aktorit të ri, siç është Ndriçim Xhepa, por sërish shton se aktorët e rinj, që kanë lënë gjumë gjatë vitit që lamë pas duhet motivuar 

“Shpesh në këto vetime të talentit të të rinjve, nuk e kam parë aktorin e ardhshëm të formatit të Ndriçim Xhepës, por ndaj të rinjve duhet të jemi dashamirës dhe tolerantë. Në këtë vit të 2018-ës, më kanë lënë mbresë disa aktorë, si Lulëzim Zeqja, Endri Çela, Kristian Koroveshi ishte një befasi, Jozef Shiroka, Igli Zarka, Franc Bregu,Adelina Muça, Olta Daku, Dorina Çaushi”.

Kritiku i artit përveçse përmirësimit të nivelit regjisorial të shfaqjeve shpreson që gjatë vitit 2019 në skenat e teatrove shqiptarë të ngjiten më shumë vepra, të cilat kanë në qendër dramaturgjinë shqiptare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?