Aleksei Navalny

Rusia shton Navalyn në listën e 'terroristëve', kritiku më i ashpër i Kremlinit ende në burg

25 Janar 2022, 13:25| Përditesimi: 25 Janar 2022, 13:29

  • Share

Rusia ka shtuar kritikun e burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe disa aleatë të tij, në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”.

Autoritetet ruse kanë shtuar Navalnyn dhe pesë bashkëpunëtorët e tij, Lyubov Sobol, Vyacheslav Gimadi, Georgy Alburov, Lilia Chanysheva, dhe Ruslan Shaveddinov më 25 janar, duke i vendosur në nivelin e njëjtë me grupet nacionaliste të krahut të djathtë dhe organizata të huaja terroriste sikurse talibanët dhe i ashtuquajturi, Shteti Islamik.

Sipas ligjit rus, llogaritë bankare të këtyre individëve të shtuar në listë duhet të bllokohen menjëherë.

Më pak se dy javë më parë, dy bashkëpunëtorë të ngushtë të Navalnyt, Leonid Volkov dhe Ivan Zhdanov, janë shtuar po ashtu në listë.

Vitin e kaluar, Gjykata e Qytetit të Moskës ka shpallur si ekstremiste të gjitha organizatat e lidhura me Navalnyn, duke ua pamundësuar personave të lidhur me Navalnyn dhe rrjetin e tij në Rusi, që të konkurrojnë për zyrë publike.

Ky vendim parasheh edhe burgim për aktivistët që kanë punuar me organizatat e Navalnyt.

Vetë Navalny është burgosur prej shkurtit të vitit 2021.

Vetë Navalny është burgosur prej shkurtit të vitit 2021./ REL

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?