Kriza energjetike e 1973 që u përmend nga Rama, ja si e përjetuan italianët ndalimin e qarkullimit të makinave dhe plani i qeverisë për të kursyer

18 Mars 2022, 15:45| Përditesimi: 18 Mars 2022, 17:40

  • Share

Teksa njoftoi publikisht se qeveria ka ndërmarrë një plan kursimi për të përballuar rrezikun potencial të mungesës së furnizimit me energji elektrike dhe naftë, Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje krizën energjetike që "shpërtheu" në 1974 kur Shqipëria sipas tij nuk ishte pjesë e botës, por e bunkerëve.

Por çfarë ndodhi në fundvitin e 1973-shit, në atë që u quajt krizë globale e embargos së naftës nga vendet arabe. Shqiptarja.com sjell një kronikë të mediave italiane që përshkruajnë se çfarë ndodhte në Italinë e vitit 1973 me planin e qeverisë për të kursyer. Qytetarët u detyruan të lëvizin pa makina. Megjithatë, inflacioni arriti nivele të larta, çmimet u rritën ndërsa qytetarët filluan të mos paguajnë faturat e energjisë, të telefonit dhe qiratë.

Përshtati në shqip Redaksia e Shqiptarja.com

E shtunë, 1 dhjetor 1973. Në të gjithë Italinë hyjnë në fuqi detyrimet e planit të kursimeve, miratuar nga qeveria.

Për qytetarët është koha që të ndryshojnë rutinën e përditshme.

E diel 2 dhjetor. 55 milionë italianë janë të detyruar të ecin në këmbë, pasi nuk qarkullojnë me makina.

Por pasojat e planit të kursimeve, janë plot me ngjyra. Ka nga ata që ecin në rrugë me monopatinë, të tjerë zgjedhin të lëvizin me kuaj, por mbi të gjitha dominojnë ata që kanë zgjedhur biçikletën si mjetin për të lëvizur. Janë më shumë se 112 milionë biçikleta në qarkullim të dielën e parë të planit të kursimit. Të dielat pa makina, i shtynë italianët të rizbulojnë pasionin e tyre për sportin. Ka një bum regjistrimesh në palestra, ndërsa në stadiume të gjitha vendet janë të mbushura.

Taksitë, trenat dhe linjat urbane rrisin të ardhurat e tyre gati 150 %.  

Por në të vërtetë rënia ekonomike për vendin është shumë e rëndë. E mbi të gjtha është industria ajo që po ndjen pasojat e krizës. Prodhimi ngadalësohet, papunësia shtohet, dhe në pikëpyetje vihen produktet e konsumit. Kursimi i energjisë imponon detajim të çmimeve. Makaronat rriten me 70 lira për kg, Çmimi i bukës dyfishohet. Shpërthen alarmi për shtrenjtimin e qerasë.

Në zona të ndryshme, inaugurohen qendra të autoiluzioneve.

Por në kundërpërgjigje të rritjeve sezonale të çmimeve, qytetarët bojkotojnë pagesën e faturave telefonike, faturat e energjisë elektrike dhe qiranë.

Por gjërat nuk shkojnë mirë as për arkën e shtetit që me rreth 300 mijë litra benzinë të kursyer çdo muaj, reduktohen të ardhurat nga taksat me 45 miliardë lira. Të ardhurat publike asfiksohen, dhe rritet inflacioni. Në 1974 mes vendeve të industrializuara Italia ka inflacionin më të lartë, 12, 05 % në vit, kur në France, Gjermani e SHBA është vetëm 8 %.    

Shpejt rezulton se plani i kursimit nuk është i mjaftueshëm. Fillon diskutimi për zgjidhjet që duhet të përshtaten, se kush do të vazhdojë të fokusohet te shpenzimet dhe kush do të favorizojë kreditimin për të nxitur investimet, këto zgjidhje që sugjeron duken të pazbatueshme.

Në 10 mars 1974 qeveria Rumor, vendos të lehtësojë masat dhe lejon qarkullimin e një pjese të mjeteve për të dielën.

Pak ditë më pas ministrat e naftës nga vendet arabe, deklaruan fundin e embargos për SHBA, Europën dhe Japoninë.

Është një sinjal se situata mund të ndryshojë. Në Itali masat e fundit për ndalimin e automjeteve hiqen në 24 qershor 1974.

Italianët janë të lirë të shkojnë në plazh me makinë. Plani i kursimit ka mbetur pas krahëve. Por problemet mbeten. Fillon faza e stanjacionit që e çon inflacionin në Itali në nivele të larta dhe detyron politikën që nga 1976-1979 të ketë një bashkëpunim mes maxhorancës dhe opozitës, që u kolauduan me qeveritë e solidaritetit kombëtar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?