Kriza e çmimeve ndikon bankat, rrisin kushtet për kreditimin e biznesit të vogël! BSH: Janë të pasigurta, dhanë më pak kredi

21 Prill 2022, 19:45| Përditesimi: 21 Prill 2022, 20:24

  • Share

Menjëherë pas fillimit të krizës së çmimeve dhe pasigurisë që mbizotëron në tregjet e huaja dhe ato vendase, bankat kanë nisur mbrojtjen, duke shtrënguar kushtet e kreditimit.

Banka e Shqipërisë raporton se standardet e kreditimit në tremujorin e parë të këtij viti u shtrënguan për biznesin e vogël dhe të mesëm, për shkak se bankat ndjehen të rrezikuara nga situata ekonomike, dhe i druhen uljes së aftësisë paguese të këtyre bizneseve. Ndërkohë standardet e kreditimit nuk ndryshuan për segmentin e biznesit të madh. Sa i takon individëve kushtet janë lehtësuar.

Shtrëngimi i kushteve të kredisë ka bërë që bankat të japin më pak kredi, pavarësisht se kërkesa për hua ka qenë e lartë.

“Shtimi i pasigurive, si pasojë e ecurisë së çmimeve në tregjet ndërkombëtare e ato vendase, ka nxitur bankat të jenë disi më konservatore ndaj këtij segmenti të biznesit. Kujdesi i shtuar i bankave në kreditimin e bizneseve, u reflektua edhe në një shkallë më të ulët miratimi kredish në tremujorin e parë. Shtimi i kërkesës për kredi nga bizneset në tremujorin e parë të vitit, sipas gjykimit të bankave, u ndikua kryesisht nga nevojat më të larta për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, për financimin e investimeve, si dhe për ristrukturimin e kompanive”, thuhet në raport.  

Po ashtu bankat kanë ulur edhe tolerancën ndaj kredidhënies për këtë segment të biznesit, për shkak të pasigurisë në çmime e tregje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?