Kriza e çmimeve ka prekur edhe ujin e pijshëm që tani shitet 5-30 lekë më shtrenjtë në markete e supermarkete. Qytetarët thonë se mendohen dy herë para se ta blejnë ujin, ndërsa kërkojnë rritjen e kontrolleve nga shteti.
“Temperaturat janë të larta dhe trupi ynë ka nevojë për hidratim, por së fundmi qytetarët janë ankuar për çmimin e ujit në spermarkete apo markete pasi ka pësuar rritje dhe nga tregtarët po abuzojnë me çmimet e tyre. Të njëjtin ujë 0.5 l ne e blemë në dy vende të ndryshme".
Deri para disa javësh kjo shishe uji kushtonte 35 lekë, ndërsa këto ditë çmimi i saj ka ndryshuar në markete të ndryshme duke pësuar rritje me 5-15 lekë. Pothuaj në të gjitha supermarketet vlera është fikse 40 lekë, ndërsa abuzimet ndodhin më së shumti në marketet e lagjeve.
Pavarësisht kësaj rritjeje, qytetarët thonë se ujin janë ta detyruar ta blejnë, pasi ai i çezmës në të shumtën e rasteve është i pakonsumueshëm. Megjithatë, të shumta janë rastet ku për shkak të çmimeve gjithnjë e më shumë në rritje, të pamundurit ekonomikisht thonë se e mendojnë dy herë para se ta blejnë një bidon ujë.
“Kemi 24 orë ujë, por ujë të pijshëm blejmë. Çmimet janë rritur të gjitha. Për pjesën e mesme janë të përballueshme , të varfrit nuk e blejnë fare , ata pinë ujë çezme të shkretët”
“Shishen e vogël të ujit e blej 50 ose 60 lekë. Detyrimisht që abuzohet”
“Për atë që s’ka e ndjen atë mungesën, por ai që ka nuk e ka problem”
Edhe një shishe uji 2 litra ka pësuar ndryshim në çmim ku nga 55 lekë çmimi i saj ka vajtur 60 lekë, ndërsa bidoni 5 litërshështë rritur me 20-30 lekë nga çmimi i mëparshëm 100 lekë.