Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ndarë një postim në Facebook ku jep 4 zgjidhje për të përmirësuar prodhimin e grurit. ‘Prodhimi i grurit për bujkun nuk duhet të jetë hall’, thotë Braçe teksa bashkangjitur mënyrat sesi t’u vijmë në ndihmë tregtarëve.
Sipas Braçes, metoda e mbështetjes duhet të ndryshojë, duhet mbështetur rendimenti e jo sipërfaqja.
‘PRODHIMI I GRURIT PER BUJKUN,
NUK DUHET TE JETE HALL!
Cmimi mbase, sa kohe ja kemi lene totalisht ne dore tregtareve.
UNE MENDOJ SE;
POLITIKA E MBESHTETJES PER PRODHIMIN E GRURIT, MUND TE BEHET ME E MIRE!
Ja si:
- 1- Siperfaqja-kriter baze per mbeshtetjen me para, NUK MJAFTON;
- NE NA DUHET PRODHIMI-PER TE RENDIMENTI I LARTE, cilesia e grurit ne proteine te larte, lageshti dhe rreze;
- Pra, DUHET TE MBESHTESIM RENDIMENTIN, JO THJESHT SIPERFAQEN!
- 2- Fatura per faren- kriter baze per te marre PARATE, NUK DUHET TE PERJASHTOJE; nje shumice e madhe bujqish perdorin faren e prodhuar vete pasi e trianojne, ate nuk kane fature per c’prodhojne vete, ndaj nuk ka pse perjashtohen nga mbeshtetja.
- 3- Prodhimi, GRURI duhet mbrojtur nga fatkeqesite natyrore; ndodhi kete vit ne Maliq qe bresheri te demtonte rende grurin, e humbem ate prodhim; atehere duhet te mbrojme prodhimin qe mbeshtesim.
- 4- TATIMI MBI VLEREN E SHTUAR e ben jo konkurues GRURIN E PRODHUAR NE VEND ne krahasim me ate te importit; pra, jo cilesia te cilen e kemi shume me te mire, por TVSH mbi grurin; ne import skema e Tvsh eshte 20 me 20, ne grumbullim e shitje te brendeshme eshte 0 me 20;
Ne keto kushte prodhimi, nuk ka te interesuar te HUMBE PARA ME GRURIN E VENDIT, ndaj duhet ndryshuar skema e TVSH.
Mendoj se keto kater elemente, E BEJNE ME EFEKTIVE MBESHTETJEN ME PARA TE PRODHIMIT TE GRURIT!
Ndaj duhet ta ndryshojme menyren e mbeshtetjes!’- shkruan Braçe.
Nisur nga kriza, qeveria ka vendosur që prej datës 1 shtator të gjithë fermerët që kultivojnë grurë do të kenë mundësinë që të aplikojnë online pranë AZHBR-së për të përfituar rimbursimin prej 30 mijë lekësh për çdo hektar grurë që ka mbjellë.
Aplikimet për këtë skemë do të qëndrojnë të hapura deri në 23 shtator dhe të gjithë fermerët që do të aplikojnë duhet të jenë aktiv me NIPT, të kenë dokumentin që vërteton se kanë tokën në pronësi, në përdorim ose me qira, si dhe duhet të kenë të ruajtura faturat e fiskaliziuara të farës së blerë dhe plehrave kimike.
Përfitues do të jenë ata fermerë që do të mbjellin e kultivojnë grurë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndërsa pagesa do të bëhet pas verifikimit në terren të sipërfaqes së mbjellë. Të parët që do të marrin mbështetjen financiare do të jenë ata fermerë që kanë më shumë sipërfaqe të mbjellë, e deri të sipërfaqja më e vogël. Nëse ka fermer me të njëjtën sipërfaqe të mbjell, subvencionin e merr fillimisht ai që ka aplikuar i pari.
Në total për këtë skemë janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit 500 milionë lekë, dhe një mbështetje e tillë ka si synim rritjen e sipërfaqes së mbjellë me grurë, për shkak të shtrenjtimit të këtij produkti në tregjet e huaja.