Bota

Kriza e emigrantëve, dhjetëra familje klandestinësh të bllokuar në kufirin e Bosnjës dhe Kroacisë!

24 Maj 2021, 16:29| Përditesimi: 24 Maj 2021, 16:36

  • Share

Situata e emigrantëve pranë kufirit të Bosnjës me Kroacinë, po përkeqësohet ditë pas dite ndërsa kërkojnë një shans për të kaluar dhe për të lëvizur drejt Evropës Perëndimore.

Shumica e tyre janë njerëz që ikin nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre në Lindjen e Mesme, Afrikë ose Azi dhe prej kohësh ata po qëndrojnë në çadra të vogla dhe shtëpi të braktisura, pa ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike.

Disa prej tyre deklarojnë se aty ka edhe shumë të sëmurë por asnjë mjek nuk ndodhet në shërbim të tyre.

Ndërkohë që ata përballen me nevoja bazike si ujë të pijshëm apo edhe banjo.

Autoritetet boshnjake në përpjekje për të bërë që refugjatët të qëndrojnë në kampe të azilkërkuesve kanë ndaluar shpërndarjen e ndihmës humanitare në vendbanimet e improvizuara.

Aktualisht në Bonjë gjenden mijëra qytetarë të bllokuar, kryesisht në kampe zyrtare. Ata mbërritën në Bosnjë, me shpresën se do të kalonin në Kroaci, një vend i Bashkimit Evropian dhe nga atje të udhëtonin për në vendet më të pasura të BE-së.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?