Policia greke po vazhdon të përleshet me grupe migrantësh në kufirin turk, të cilët po përpiqen të hyjnë në Europë.
Nga përplasjet raportohet për disa të plagosur nga plumbat në këmbë ndërsa disa migrantë u përpoqën të kalonin rrethojat afër vendkalimit kufitar të Pazarkule.
Emigrantët kanë goditur me gurë policinë kufitare greke, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës. Por disa dëshmitarë thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh. Kurse Athina ka akuzuar policinë turke se ka qenë ajo që ka hedhur granata drejt kufirit grek.
Presidenti Erdogan ka akuzuar Greqinë se ka vrarë pas shpine 4 emigrantë dhe ka sulmuar Europën e cila sipas tij i ka kthyer shpinën Turqisë.
“Europa duhet të mbështesë përpjekjet e Turqisë për zgjidhje politike dhe humanitare në Siri"- tha Erdogan duke akuzuar gjithashtu Athinën zyrtare për "shkelje të të drejtave të njeriut", duke u mbyllur dyert migrantëve.
" Të gjitha vendet europiane që sot po mbyllin dyert për migrantët, po i rrahin me shkopinj dhe po përpiqen t'i kthejnë mbrapsht, janë duke shkelur drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare. Në mënyrë që të mos marrin migrantët në vendet e tyre Europa po i lë ata të mbyten”, - tha presidenti turk.
... me mustak! Apo sulltan? - ti as aziatik nuk, Reptil!
PërgjigjuDo i vij koha edhe greko-evgut te marri rruget si kta te mjere. Ai qe nuk meson nga historia ne qaf do e kete serisht.