TIRANË- Shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk ka të ndalur. Sot një megavat në bursën e ndërkombëtare HUPX kushton mesatarisht 731.05 euro, nga 501.71 euro që ishte në të njëjtën datë të muajit të kaluar. Ndërsa në raport me 29 gushtin e vitit të kaluar rritja e çmimit për megavat është rritur me 8 herë, pasi vjet një megavat kushtonte 90.46 euro.
Këto çmime sipas ekspertit të energjisë Lorenc Gordani do të jenë edhe të rrezikshme gjatë dimrit, ku në skenarin më të keq fatura e energjisë të arrijë deri në 1 miliardë euro.
“Këto çmime do të thonë që një sasi sado e vogël e energjisë që blihet në bursë, do të kushtojë sa 7 apo 10 herë që blihej më parë në bursë. Çmimet mesatare janë 730 euro, por më herët kanë qenë nën 100 euro, kjo është një barrë e madhe për kompaninë KESH. Projeksionet janë që deri më tani fatura energjisë minimalisht këtë vit të arrijë në 600 euro. Ne kemi importuar 200 milionë euro vjet, por asnjëherë nuk është kapërcyer në 600 milionë euro. Ndërsa skenari më i keq nuk dihet, por duhet të përgatitemi për skenarin më të keq, që mund të arrijë deri në 1 miliardë euro, por varet se sa fuqi ka edhe buxheti i shtetit për të importuar dhe mund të kemi edhe ndërprerje energjie. Dimri do të jetë akoma edhe më i vështirë, madje një situatë më e jashtëzakonshme”, shprehet Gordani.
Ndërsa KESH i cili deri më tani ka shpenzuar pothuajse 260 milionë euro për të importuar energji, vetëm këtë muaj ka anuluar 4 ankande për shkak të çmimeve stratosferike.
“Kaskada po mundohet të bëjë menaxhim por nuk i ka ato mundësi që të bëjë më shumë, por duhet të funksiononte bursa, pasi ne nuk marrim pjesë në asnjë bursë direk. Prandaj dhe faturën e importit e kemi më të lartë. Duhet të nisë kursimi i energjisë por reduktimi i energjisë nuk mund të arrihet nga facebook, sepse në realitet nuk ka efekt”, pohon eksperti.
Për shkak të konsumit të lartë dhe thatësirës, nga 1 tetori të gjithë ata që konsumojnë mbi 800 kilovat në muaj do ta paguajnë energjinë me çmimin e tregut, që është disa fish më i lartë se 9.5 lekë që paguajnë aktualisht familjet për kilovat. Mirëpo sipas Gordanit fasha nuk do të sjellë shumë efekt, ndërkohë sugjeron nisjen e kursimit fillimisht nga autoritetet publike.
“Vendosja e fashës është një masë që s’do të sjellë një efekt të jashtëzakonshëm pasi do të hapë një sërë problematikash. Vendet e BE kanë nisur të vendosin kursime tek autoritetet publike, kurse në Shqipëri autoritetet publike këtu po e rrisin faturën si ujësjellësit. Fasha nuk është zgjidhje nuk mund të jetë efektive, por ndoshta do të na ndërgjegjësonte disi”, tha Gordani.
Teksa e konsideron situatën në Kosovë si kambanë alarmi për shkak se ka nisur ndërprerjet e energjisë si pasojë e krizës, Gordani thotë se ndërprerje mund të ketë edhe në Shqipëri pasi mënyrat për të përballuar situatën janë vetëm tre.
“Injektim për të blerë energji por do të rëndojë faturën e KESH, së dyti është investimi në kursim energjie por kërkon shumë investim dhe së treti është situata e jashtëzakonshme ndërprerja e energjisë”, tha Gordani.
Gordani solli në vëmendje edhe paralajmërimin e Belgjikës që flet për një situatë kritike energjetike deri në 10 vite për shkak të ndikimit të luftës.
“Belgjika ka paralajmëruar që kriza energjia do të jetë deri 10 vite, dhe mund të jetë shkatërrues për buxhetet. Pra buxheti i shtetit do të jetë i detyruar që të injektojë më shumë buxhete. Vendet nuk po arrijnë të garantojnë rezerva për gazin natyror për dimrin, dhe është shkaktuar edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike”, tha ai.
Një ditë më parë, pasi ministrja e Energjisë e Belgjikës ka paralajmëruar se vendet e BE-së do të përballen me “pesë deri në dhjetë dimra të tmerrshëm” nëse nuk merren masa për të ulur çmimet e gazit natyror. Ministrja Tinne Van der Straeten shkruan në Tuitter se energjia po prodhohet me çmim shumë më të ulët se çmimi me të cilin shitet.
“Nuk ka më asnjë lidhje midis kostos së prodhimit dhe çmimit të shitjes. Ky sistem evropian i formimit të çmimit të energjisë elektrike duhet të rishikohet. Pesë deri në dhjetë dimrat e ardhshëm do të jenë të tmerrshëm nëse nuk bëjmë asgjë,”, shkruan ministrja.
Në kuadër të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, vendet e BE kanë shkurtuar importet e gazit rus, dhe nga ana tjetër edhe vetë Rusia i ka kufizuar furnizimet e për pasojë ka vijuar rritja e energjisë.
eksper qe ska ounuar asnje dite ne sistem energjitik ..ekspert vetem me shifra ...dhe krahasime asnje analize pse nuk e perballojme dot vete prodhimin e energjise...dhe si mundet ta perballojme por thione vetem blejme kaq,prodhojme aq,humbin kaq.. kaq dhe nje qe mbaron filoqylin mund ta thote po te mare info . ekspertet e energjise jane inxhinieret qe kane vite qe punojne ne energjitike,..por ata nuk i mer njeri ne interviste,se gazetaret sdi te gjej,por ke ti japin
PërgjigjuNese bie shi në vjeshte dhe dimer si qënka Kjo rritje ? Me pak fjale shqiperia problem ka verës jo në vjeshte dhe dimer ketu vjen era për një mbledhje të sigurise kombetare ku energjia të futet tek siguria me te njejten peshe që kanë edhe aeroportet tek sig kombetare! Pra në vjeshte dimer ka energji shqiperia sepse ka shi sa të duash lind pyetja ku duan ta dergojne energjin?
Përgjigju