Deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur se qeveria duhet të shpallë sa më shpejt të jetë e mundur planin e kursimit të energjisë.
“Padyshim që kemi detyrim furnizimin me energji, por duhet të llogaritet çdo qindarkë për të garantuar energjinë, por është e domosdoshme një plan kursimi që ende nuk është i qartë. Të kursesh nuk është as tallje dhe as komunizëm por jetike. Qeveria duhet të shpallë një plan kursimi për institucionet publike, gjithë Evropa po e bën vetëm ne bëjmë harakirin me energjinë, zgjohuni në 5 të mëngjesit dhe shikoni se çfarë ndriçon kot. Shumë mirë që keni dhënë 28 miliardë lekë për energjinë elektrike por ka ardhur koha që kush e do energjinë elektrike për luks duhet ta paguajë më tepër dhe jo sa një pensionist. Kjo nuk shkon më. Ka muaj që e thoni po nuk shkon më.
Paketa sociale më shqetëson pafund kjo gjë. Paketa sociale duhet të kishte dalë sepse akti normativ që ka dalë që në korrik. Imagjinoni një çift pensionistësh që marrin 22 mijë lekë, imagjinoni familjet me ndihmë ekonomike që shkon maksimumi 36-52 mijë lekë të vjetra. Këta njerëz i kanë sytë vetëm tek paketa sociale, nuk i kanë gjëkund tjetër”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Çmimet në ‘stratosferë’, qeveria rishikon buxhetin 2022! Paketa e dytë për familjet e pensionistët ende pa datë! Braçe: Jeni vonë, kostot të papërballueshme! (VIDEO)
B.K./ReportTv.al