TIRANË- Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e hidrokarbureve në vend. Prej disa ditësh, në vendimet e dhëna nga Bordi i Transparencës është vënë re një ulje e ndjeshme e karburantit, ndërsa ka lëvizur edhe çmimi i gazit i cili ka rënë ndjeshëm, pasi për një periudhë të gjatë kohore kishte mbetur i fiksuar 75 lekë/litër.
Çmimet e reja do të futen në fuqi nga ora 18:00. Që do të thotë nga dita e sotme gazi do të tregtohet me 62 lekë për litër, nga 66 lekë për litër që ishte. Me nga tre lekë kanë rënë edhe çmimi i naftës dhe benzinës. Konkretisht, nafta do të tregtohet me 169 lekë për litër nga 172 lekë për litër që ishte më parë. Ndërsa benzina do të shitet me 172 lekë për litër nga 175 lekë për litër.
"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 169 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 62 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 50 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 75 lekë/litër", njofton Bordi.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Deri me 15 maj hidhni nafte dhe benzine sa te doni, pastaj 2000lek prap për liter
PërgjigjuDeri me datë 15 Maj?
Përgjigju