Alibeaj, Celibashi, Berisha

Kriza e PD është tashmë ekskluzivisht juridike, por duhet të mendoj për të ardhmen politike!

12 Mars 2023, 13:12| Përditesimi: 12 Mars 2023, 13:16

  • Share

Kriza e PD ka qenë politike është kthyer në çështje personale lidershipi e ka përfunduar krejtësisht në çështje të mirëfilltë juridike! Duke qenë zgjedhja e saj sot vetëm juridike, sepse ajo politike është përfunduar pa rezultat e pa marrëveshje, atëherë beteja mbetet ekskluzivisht e natyrës juridike!

Zgjidhja e kësaj të fundit do të jetë motivi për ringritje ose jo politike! Nëse ka persona që ndoshta me të drejtë dyshojnë se do të hyj PD në zgjedhje, arsyetim me të drejtë deri diku, sepse normat juridike kanë interpretime shumëdimensionale, unë, kam besim e plotë se ajo do e fitoj edhe6 betejën e fundit në KQZ.

Kjo e fundit është njësoj si ne rastet e betimit të fitimit të shtetësisë, ku kryebashkiaku mund të delegojë zëvendësin e tij në betim e qytetari të pretendoj se dua vetëm Kryebashkiakun! Kryetari i Një parti, në një cilësi të tillë përfaqëson institucionin e për pasojë kompetencat e tij janë të deligueshme! Është njësoj sikur 24 orë orëve para afat të regjistrimit të një subjekti partiak në zgjedhje, kryetar i saj të vdes!

Atëherë, për shkak të kohës të pamjaftueshme për të zgjedhur një të ri, ajo parti privohet të marr pjesë në zgjedhje?! Qëndrimet politike nuk mund të bëhen nga institucionet që kanë si qëllim vetëm administrim të një procesi dhe jo të interpretojnë normat e funksionimit të një subjekti politik! Pra, PD do e fitojë edhe çështjen në KQZ, por ajo që i shqetëson shumë demokratët është nëse do të mundet të ringrihet në nivelin e merituar për të fituar betejën politike, arsyeja ekskluzive përse krijohen partitë politike!

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 12/03/2023 14:31

    Nuk eshte ceshtje juridike, eshte plotesisht politike, per shkak te nderhyrjes se politikes ne gjyqesor. Autorizimi nuk vlen kur personi qe e leshon, nuk eshte me ne detyre. Autorizimi eshte i falsifikuar, sepse eshte perpiluar keto ditet e fundit. Ku e dinte Luli qe do kete zgjedhje ne 2023? Po sikur te kishte ndodhur nje fatkeqesi natyrore, permbytje, termete, epidemi dhe presidenti mos te kishte dekretuar zgjedhje per 2023, ca do behej me autorizimin e Lulushit? Apo do i ndryshonin daten. Mbajeni mend, edhe ne 2025 do dale tjeter autorizim i Lulushit per zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?