Kriza e turizmit, Malta u jep para qytetarëve për t’i shpenzuar në restorante

9 Qershor 2020, 13:53| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 13:55

  • Share

Qeveria e Maltës do t’iu ndajë qytetarëve kuponë në vlerë prej 100 eurosh, për t’i shpenzuar në bare, hotele dhe restorante.

Rreth çereku i bruto-prodhimit të brendshëm të Maltës vjen nga turizmi, i cili është ndërprerë plotësisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për t’i dhënë shtytje ekonomisë, qeveria planifikon t’iu ndajë të gjithë qytetarëve mbi 16 vjeç nga pesë kuponë prej 20 eurosh.

Katër nga këta pesë kuponë duhet të shpenzohen në hotele dhe restorante.

Punëtorëve të turizmit, ndërkaq, paga subvenionuese prej 800 eurosh do t’iu vazhdojë deri në shtator.

Malta, si shumica e vendeve në Evropë, i ka mbyllur kufijtë në mars për të frenuar përhapjen e koronavirusit, edhe pse lehtësimi i masave të izolimit tashmë ka nisur.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Malta ka konfirmuar 630 raste të të infektuarve me koronavirus.

Prej tyre, nëntë kanë vdekur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?