Berisha, Rama dhe Meta

Kriza e vërtetë e politikës dhe e partive

3 Tetor 2023, 12:36| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 12:37

  • Share

A ka politika moral? A duhet të ketë ajo moral? Çdo të thotë të ketë politika moral? Janë disa pyetje që shtrohen shpesh nga njerëzit të cilët, edhe të lodhur nga sjellja e politikanëve apo gjendja e qeverisjes, shumë shpesh shfryjnë duke thënë se politika është e pamoralshme, se politikanët janë të pamnoralshëm etj.

Politika duke qenë ajo “fushë e jetës që merret me punët e qytetit, me rregullimin e punëve të qytetit (vendit)” sigurisht që duhet të ketë moral, medoemos duhet të ketë moral. Çdo lloj pune në faqe të dheut bëhet ose duhet bërë në mënyrë të moralshme dhe padyshim edhe politika, aq më tepër politika e cila prek jetët e gjithkujt.

Politikanët e këqinj sillen në mënyrë të pamoralshme, qeverisin në mënyrë të pamoralshme. Politikanët e këqinj gënjejnë, mashtrojnë publikun, bëjnë korrupsion, ndryshojnë qëndrime dhe parti, nuk kanë koherencë dhe nuk janë konsistentë por kurrë nuk thonë se politika nuk ka moral apo se morali është një gjë tjetër dhe e ndarë nga politika. Përkundrazi ata flasin për moral.

Politikanët shumë të këqinj, të papërgjegjshëm, janë ata që jo vetëm sillen si ata të mëlartmit por edhe thonë publikisht se “politika nuk është xhamia apo kisha” se në politikë ndryshimi I qëndrimeve, inkoherenca, lëvizjet sa nga një krah në tjetrin, sharjet dhe shpifjet sa nga një krah në tjetrin janë të justifikueshme sepse bëhen për “vendin apo për të mirën.”

Shqipëria është e mbushur plot me të dyja këto kategori. Kategoria e dytë e atyre që thonë se politika nuk ka moral ose se morali nuk mund të udhëheqë sjelljen politike kanë nisur të bëhen të zëshëm, të jenë më të shumtë dhe të krijojnë një korrdior shumë të gjerë të këtij lloj diskuri.

Ka shumë politikanë që thonë se duhet të shohim se çfarë mendojnë baza apo anëtarësia, se duhet të ruajmë pushtetin sepse baza do pushtetin ose duhet të vijmë në pushtet sepse baza do që të vijmë në pushtet. Ata konsiderojnë veprim politik të drejtë apo të duhur atë që veprim që bën të mundur mbajtjen e pushtetit pavarësisht se këto mund të jenë veprime të pamoralshme dhe e thonë hapur “se nuk jemi në xhami apo në kishë këtu.”

Ata konsiderojnë veprim politik të drejtë apo të duhur atë që ndihmon të vijmë në pushtet pavarësisht se këto veprime mund të jenë kundër moralit dhe këtë e thonë hapur. Kjo bën që pushteti të kthehet në qëllim në vetvete dhe jo në mjet bash ndodh me çdo mendje totalitare, mendjeje që kërkon të sundojë e cila padyshim që do të sjelljë një formë djallëzore qeverisjeje.

Në këtë kuptim partia është një instrument i drejtuesve të saj dhe i “bazës” së saj dhe jo një instrument i shoqërisë. Në këtë kuptim partia bën gjithçka që të ruajë pushtetin apo që të vijë në pushtet i cili është qëllimi i vetëm i drejtuesve të saj dhe i “bazës” së saj. Ndërkohë që partia duhet ta shohë pushtetien si një mjet për të arrituyr qëllime politike që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, ndërkohë që partia nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë një instrument I drejtuesve të saj dhe i anëtarëve të saj për interesa pushteti të tyret por një instrument i shoqërisë.

Kur partia nuk është një instrument i shoqërisë por një instrument i drejtuesve të saj dhe i bazës së saj atëherë shoqëria e përeqesh, e përbuz, e bojkoton partinë. Ndërkohë partia vijon edhe më shumë, edhe më thellë të dalë nga binarfët dhe të flaës se politika nuk ka moral apo se nuk jemi në xhami apo në kishë.

Kjo është ndoshta gjendja më e rëndë që mund të përjetojë politika dhe kuptimi mbi të në një vend. Kjo është gjendja më e rëndë për njerëzit në një vend por edhe gjendja më e pështirë dhe më e përbuzshme për politikën. Ditën kur partitë të kuptojnë se janë instrumenta të shoqërisë, se pushteti nuk është qëllim në vetvete por mjet, dhe se mjetet që përdoren për të arritur qëllimet duhet të jenë të moralshme atë ditë shoqëria nuk do ta përbuzë dhe bojkotojë partinë siç ndodh sot.  Atë ditë do të kemi rikthim të procesit politik siç ai duhet të jetë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?