Kriza ekonomike, Civici në ‘5 pyetjet’: Jemi në një situatë inflacioniste, të punojmë për pavarësinë energjetike dhe të nxisin prodhimin vendas

11 Prill 2022, 22:45| Përditesimi: 11 Prill 2022, 23:02

  • Share

Eksperti i ekonomisë Ardian Civici i ftuar në “5 pyetje me Babaramon” foli lidhur me shkaqet që kanë rënduar ekonominë e vendit dhe sesi mund të menaxhohen ato.

Sipas tij Shqipëria duhet të punojë për pavarësinë energjetike, në mënyrë që mos të detyrohemi ta shesim me çmim të ulët dhe ta blejmë me një çmim më të lartë kur kemi nevojë. Ai shtoi se duhet të nxitet prodhimi vendas dhe të kthehet e gjithë vëmendja tek bujqësia dhe agrobujqësia.

“Duhet të punojnë për pavarësi energjetike. Kemi vite që e përmendin por jemi shumë të varur nga shiu dhe niveli i ujit në diga dhe detyrohemi ta shesim kur çmimi është i ulët dhe e blejmë akoma më i lartë, zhvillimi i paneleve diellore. Energjia kërkon politika strukturore. Edhe prodhimi vendos sa i takon bujqësisë dhe agrobujqësisë duhet të jetë në qendër të vëmendjes për ta shtuar prodhimin. Eksportet janë rritur por duhet të parë në strukture autonomia ushqimore, pra ta kemi në qendër. Produktet ushqimore mund ti garantojmë me prodhimin vendas. Duhen riparë dhe shumë degë të ekonomisë dhe industrisë përpunuese si pularitë dhe bizneset e tjera që një pjesë e madhe punojnë me lëndë të para të importuara. Një pjesë e bizneseve kanë nevojë të jenë me cikël mbyllës të prodhojnë dhe lëndët e para.”, u shpreh ai.

Eksperti sqaroi se pandemia dhe lufta kanë bërë që bota të përjetojë një situatë inflacioniste. Shqipëria një kombinim të inflacionit sic e cilësoi Civici duke thënë se përveç inflacionit të brendshme kemi edhe atë të importuarin, të cilin e marrin përmes mallrave.

“Tre shkaqe kryesore që e ka shkaktuar edhe globalisht për pasojë edhe në Shqipëri. Faktori kryesor është efekti post-COVID. Gati dy vjet pjesa më e madhe e ekonomisë është bllokuar fare, ndërkohë që duke filluar nga bankat qendrore dhe qeveritë përmes paketave të tyre lehtësues hodhën shumë para në qarkullim për të amortizuar sado pak efektet e krizës në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve. Lëndët e para u kontraktuan u kontraktuar. Nga shtatori kur masat u ulën, kërkesa u shtua dhe prodhimi ishte minimale. U tha që bota do të përballej me inflacionin, që është shkaku kryesor i gjendjes që jemi. E dyta është lufta. Furnizimi me gaz dhe naftë, në treg ekzistojnë të dyja, por janë prishur tregjet. Efekti i tretë është ai i abuzimit me çmimet. Ky turbullim i tregjeve bëri që aktorët kryesor që merren me tregtimin e energjisë dhe naftës të krijojnë monopolit. Shqipëri duke qenë një vend importues për produktet kryesore, ku edhe rritja e çmimeve është evident, të gjitha këto cian në një situata inflacioniste. Po jetojmë në një situata botërore inflancioniste që transmetohet edhe në Shqipëri. Kemi një kombinimi të inflacionit të brendshëm dhe të importuar, bashkë me mallrat.”, u shpreh ai.

Duke folur për paketën e rezistencës, mënyrën që ka zgjehdur qeveria për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset nga kriza, Civici tha vendosja e çmimit tavan është jo vetëm për të kontrolluar tregun, por edhe një mesazh për të mos lejuar abuzimet në këtë moment të vështirë.

“Po të bësh një inventar të vendeve në të gjithë botën, ka 7-8 grupe masash. 1. Ka të bëjë me lehtë2sira fiskale, me ndërhyrje për të ulur çmimet në treg duke ulur taksat. 2. Subvencionet. 3. Kufizimin e konsumit, në Itali po flitet të ulet konsumimi i gazit. Në Francë u përmend kufizimi në naftë për makinat, ndriçimi e qyteteve dhe tj. Në Shqipëri është zgjedhur rruga e 2, që ka të bëjë me dhënien disa mbështetjeve qoftë në kuadrin e paketës. Ka edhe efekt psikologjik kjo mënyrë veprimi e kontrollit të çmimit dhe vendosjes së çmimit tavan e cila është më shumë sesa kontroll mbi çmimi një mesazh që nuk do të lejojmë abuzimet.  Kërkon një angazhim më të madh të qeverisë. Sot një pjesë e madhe e biznesit ka nevojë të gjejnë tregje dhe partneritet të reja. Mos të furnizohet nga burimet klasike.”, u shpreh ai.

Në Këshillimin Kombëtar, rezultoi se 66 % e shqiptarëve ishin pro amnistisë së kursimeve të emigrantëve. Lidhur me këtë foli edhe Civici, ku sqaroi se çfarë është saktësisht dhe sesi duhet të operohet që të rezultoi i suksesshëm.

“Amnistia fiskale, ka të bëjë me zbardhjen e parave të zeza që janë të depozituara jashtë vendit, të pafutura në sistemin fiskal. Italia i bën çdo 5-6 vite. Behën për interesa ekonomike, në momentin që vendet kanë nevojë që ato para të behën formale dhe të qarkullojnë në ekonominë e vendit. Kërkojnë një konsensus mes forcave politike. Që ti japin garanci atyre që amnistohen, që me ndryshimin e qeverisë mos të kthehet sërish anulimi.  Më e rëndësishme është dita e nesërme, të mos kufizohen vetëm me marrjen e masave për legalizimin, por shoqërohet edhe me një serë masash tatimor.”, tha ai

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?