Kriza ekonomike e pandemisë së COVID-19, Kosova vendos udhëtim falas për qytetarët me autobusë për një muaj nga 1 dhjetori

30 Nëntor 2020, 17:07| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 17:08

  • Share

Autobusët brenda qyteteve do të ofrojnë udhëtim falas për të gjithë  muajin dhjetor. Udhëtimi falas do të nis nga 1 dhjetori, ditën e nesërme dhe do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Kosovës për një muaj rresht. Lajmi është dhënë nga kryetari i komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook.

Ahmeti ka thënë se të gjitha rregullat dhe masat mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me autobusë.

Pandemia ka shkaktuar ngërç në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe duket se kjo masë do të lehtësoj paksa qytetarët. Nëse ky vendit do të zgjatet për muajt pas 2020, Ahmeti sqaron se do të vendoset në buxhetin e 2021 dhe situatën financiare në vijimësi.

“Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë. Në mbledhjen e parafundit të Kuvendit Komunal, asambleistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë propozuar dhe ka kaluar rekomandimi për transport publik falas për 4 muajt në vijim. Përkundër propozimit të mirë, vendime të tilla që afektojnë buxhetin nuk mund të merren pa ndryshuar buxheti. Sivjet mund ta bëjmë por për vitin 2021 nuk kemi buxhet të miratuar sepse Kuvendi i Republikës ende nuk e ka vendosur. Por edhe në buxhetin që e kemi dërguar ne nuk është e paraparë. Prandaj pas dhjetorit do ta vlerësojmë situatën e re varësisht nga buxheti dhe nga situata financiare në përgjithësi. Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, shkruan Ahmeti.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?