Kriza, Resulaj në ‘Pa Protokoll’: Janë mbështetur shtresat në nevojë! Shehaj: Paratë kanë shkuar për koncensione! Muço: Qeveria nuk jeton në realitet

23 Dhjetor 2022, 22:51| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 07:01

  • Share

TIRANË- Viti 2022 ishte një vit plot sfida për qytetarët shqiptarë për shkak të krizës ekonomike që ka goditur vendin si rrjedhojë e luftës në Ukrainë. Por si kanë ndikuar masat e marra nga qeveria dhe a u mbrojtën shtresat në nevojë, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv.

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj tha për gazetaren Anduela Mderu se me masat që janë marrë qeveria ka mbështetur shtresat e mesme dhe ato në nevojë, të cilat janë goditur më shumë nga kjo krizë. Resulaj theksoi se inflacioni është shkaktuar nga lufta, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se politikat e ‘injektuara’ nga qeveria nuk kanë dhënë asnjë efekt.

Por për ekspertin e ekonomisë, Klodian Muço qeveria nuk ka jetuar në realitetin e familjeve shqiptare pasi masat e marra nuk ka qenë efektive, pasi produktet e shportës apo edhe nafta kanë pësuar një rritje shumë të lartë. Muço tha se për shkak të rritjes së çmimeve i rritën të ardhurat, por ndërkohë qeveria nuk i shpërndau ashtu siç duhet, njëjtë si vendet e rajonit, që sipas tij kanë dhënë mbështetje më të madhe.

“Qeveria ka ecur në krah të kundërt me situatën e familjarëve shqiptare. Nuk është me realitetin jeton në një botë imagjinare. Nëse mesatarja e BE për konsumin është 18%, këtu është 41.3% e të ardhurave. Kur pati një rritje të vazhdueshme të çmimeve, nga 20% deri në 60%, nafta, nga na tjetër u rritën edhe të ardhurat fiskale. Patën një rritje me 400 mln euro vetëm si pasojë e rritjes së çmimeve. Këto para që i morëm ekstra, a duhej t’i rishpërndanim. Qeveria shtoi pak më tepër buxhet për tunelet, për ndërtimet, në kushte normale do ishin normale, por në kushte vështirësi janë politika të gabuara”, tha Muço në Report Tv.

“Në një raport të Bankës Botërore, të shtatorit, sa i përket % së mbulimit të paketës së ndihmës, Shqipëria rezulton 25.4%, ndërsa mesatarja e rajonit për vendet e Ballkanit perëndimor është 17.7%. Sa kohë që flasim ka një rritje të inflacionit në të gjithë tregjet. Kur nuk kemi një indeksim 100% në vlerën e informacionet e presim që qytetarët të ndihen përballë një vështirësie. Rritja e çmimit është bërë më e lartë e mallrat e konsumit të përgjithshëm, pjesa e popullatës që një përqindje të lartë të ardhurave i çon për këtë konsum është ajo më vulnerabël. Do ta lidhim me inflacionin e luftës”, tha Resulaj.

Koordinatorja Kombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj, njëherazi edhe ish-drejtoresha e Tatimeve, tha se qeveria i ka çuar paratë në tendera e koncensione, ndërkohë që nuk ajnë mbështetur qytetarët e thjeshtë, apo edhe sektori i bujqësisë, të cilin theksoi se është më i lënë pas dore.

“Qeveria ka nxituar për të hedhur para atje ku s’duhet dhe nuk ka hedhur atje ku duhet. Analizë me shifrat e ministrisë. E gjithë TVSH bruto, vetëm 2 mld janë te tatimet rritja, pjesa tjetër vjen nga doganat. S’ka të bëjë miradministrimi. Deri në qershor janë mbledhur 4.1 mld. Te sigurimet shëndetësore, dihet sa ndikon në rritjen e pagës minimale, ka rritur kontributin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Konsumi nuk është ai që duhet të jetë. Ne kemi një kurs të euros që ka rënë me 10%. Mallrat e konsumit vijnë në valutën euro. Nëse euro që është një tregues anormal, ka vetëm një arsye, informaliteti. Nëse euro kapërcen në një moment të caktuar, imagjinoni sa do të jetë inflacioni në Shqipëri. Mos ti investojë në koncesione, rrugët do na kishin prodhuar turizëm, energjia e ka. Sektori më kryesor që është bujqësia, nuk bëjmë asgjë, fasoneria u copëtua me ato masa, kosto e punës është rritur”, u shpreh Shehaj.

Nga ana tjetër, kreu i shoqatës së eksporteve, Alban Zusi u ndal te kriza energjetike dhe tha se masa e marrë nga qeveria për të mos rritur çmimin e energjisë ishte një masë efektive që shmangu falimentin e bizneseve.

“Masa që është ruajtur stabiliteti i energjisë se do kishin falimentuar një pjesë e mirë e bizneseve. Të shkonim me katërfish, në tregun e lirë do ishim të mbaruar sot. Kjo ishte politikë shumë e mirë, por shumë e izoluar”, tha Zusi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?