Politikë

Kriza energjetike, Basha: Rama po e blenë energjinë me çmim 10 mln euro më shtrenjtë se ai në bursë! Në verë e shiti për 2 lekë

8 Tetor 2021, 13:48| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 14:58

  • Share

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama s epo blenë energjinë elektrike me çmim 10 herë më shtrenjtë se sa çmimi në bursë. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se për të njëjtën sasi energjie duhej të paguheshin 29 mln euro, por në fakt, sipas tij, janë paguar 39 mln euro. Ai po ashtu thekson se vendi nuk do të ndodhej në këtë situata të krizës së energjisë, nëse ajo nuk do të ishte shitur "për dy lekë" në verë.

"Mjaftojnë raportimet e fundit në media për t'i çjerrë maskën me 3 tendera të tregu të lirë ku çmimi blerjes së energjisë është shumë i lartë se çmimi i bursës. Për të tre këta tendera diferenca është afro 10 mln euro. Nuk ka thatësirë, por bollëk për Edi Ramën dhe hajdutët e OSHE e KESH prej 10 mln euro të pajustifikuara mes çmimit të tregut dhe se sa e blejnë këta energjinë. Për të njëjtën sasi do paguheshin 29 mln euro, janë paguar 39 mln. Nuk duhej blerë ajo energji me këtë çmimin në këtë kohë nëse nuk do ishte shitur për dy lekë në verë energjia e kaskadës shqiptare. Pyetja që vjen është: ku shkojnë këto para? Përvoja 8 vjeçare na ka treguar se shkojnë në xhepat e zyrtarëve nga më të ulëtit te lart e më lart të një shteti që sipas raporteve të BE e SBA konsiderohet më i korruptuari në Rajon e Europë. Rama e ka zgjedhur me vetëdije këtë rrugë dhe pasojat janë se ju varfëroheni dhe një grusht personash pasurohen në mënyrë marramendëse. Një qeveri normale do kishte në qendër interesin e njerëzve, por ky pushtet ka zgjedhur interesin e këtij grushti njerëzish e të cilët ndan pushtetin politik dhe paratë e vjedhura", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Emergjenca energjetike, Basha: Krizë korrupsioni e keqmenaxhimi! Qëllimi i Ramës t'u bëjë presion qytetarëve për të rritur çmimin! 30% e naftës hyn kontrabandë, gati kallëzimi në SPAK


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?