Eksperti i Energjisë, Azmir Duleviç foli në Report Tv lidhur me planin e qeverisë për pagimin më shtrenjtë të energjisë nga familjet që konsumojnë më shumë se 700 kWv, ku tha se fasha është e ulët dhe sidomos gjatë muajve të dimrit. Sipas tij fasha e pranueshme do të ishte midis 900-1000 kWv.
“Kjo fashë, është kufiri që një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve e konsumojnë, sidomos gjatë periudhës së dimrit. Është e ulët, për mendimin tim duhem ë e lartë. Pos diskutohet në tryezat e ministrisë për ta rritur fashën. Sipas llogaritjeve do të ishte me ë pranueshme 900-1000 kËv. Nëse do të jetë me 700 kWv, i bie që çdo familje që paguan afërisht 65 mijë lekë, do ta paguajë energjinë 3-fish më shtrenjtë. Është e paqartë nga ministria, lidhur me fashën.”, tha ai.
I ftuar në “Sot Live në Shqipëri”, eksperti tha se të paktën 50 mijë abonentë e kalojnë këtë fashë.
“Sipas statistikave të entit rregullator të energjisë, rreth 7% të abonentëve e kalojnë këtë fashë ose diku te 50 mijë abonentë.”, u shpreh ai.
Shqipëria ka marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike. Marrëveshja është nënshkruar në mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar. Piëkrisht këtë vendim ka kritikuar Duleviç, duke thënë se energjia që do të prodhohet prej dy anijeve është e papërfillshme, shumë e shtrenjtë dhe aspak ekologjike
“Do të prodhojnë së bashku rreth 114 kWv, që mbulojnë 13-14% të nevojave të tregut. Janë makineri që ndotin ambientin. Kostoja e tyre është shumë e lartë, rreth 86 dollarë në ditë. Anijet janë nisur, ato parashikohet të vijnë për 2-3 muaj. Sezoni turistik do ketë përfunduar, pra në kulmin e turizmit do të jenë rrugës. Edhe nëse do të donin t’i bënin realitet duhet ta kishin llogaritur mirë kohën.”, u shpreh eksperti.
Sipas tij situata në të cilën ndodhet Shqipëria sa i përket energjisë, ka ardhur si pasojë i keqmenaxhimit.
“Ka shumë faktor që na kanë sjellë në këtë situatë. Kuptohet 97% të energjisë e prodhojmë nga hidrocentraleve, por kjo plotëson vetëm 70% të nevojave tona. Jemi vend i përshtatshëm për të prodhuar energji në disa mënyra alternativa. Kjo situatë në të cilën ndodhemi, vjen nga keqmenaxhimi. Duhen parë mënyra të tjera të prodhimin të energjisë, të gjitha vendet e zhvilluara shikojnë mënyra alternative.”, tha ai.
Lidhur me fikjen e dritave në rrugët e Shqipërisë për të kursyer energji, ai tha se konsumi i tyre është shumë i vogël dhe nuk ndikon aspak. Përkundrazi, sipas tij fikja e tyre do të ketë pasoja fatale.
"Fikja e ndriçimit rrugor, kursimi është i papërfillshëm sepse konsumi i tyre është shumë i vogël. Pasojat me fikjen e ndriçuesve do të jenë shumë të mëdha dhe fatale në rrugë. Qytetarët në një familje normale, duhet të fikin pajisjet, ato e reduktojnë konsumin.", tha eksperti.
Ketu tek ne,fikja e dritave ne rruge,sheshe dhe parqe eshte bere dhe perpara krizes,por jo per te kursyer.Nuk e di nese behet per te rritur jetegjatesine e llambave dhe neoneve,per te mos mbingarkuar rrjetin,apo sistemi eshte bere i tille,nuk e di,por kam vene re p.sh:kur dritat jane ne forme luleje,sic i ka patur dikur Tirana,shuhet nje petale per minuta te tera,pastaj zevendesohet nga petalja tjeter e keshtu me rradhe deri sa jane shuar e ndezur te gjitha petalet;kur jane disk i vetem,ose neon i vetem,shuhet nje shtylle perkohesisht dhe pasi rindizet,shuhet tjetra me tutje.Praktikisht,nuk kuptohen fare kur shuhen,se nuk zgjat shume dhe nuk shuhen te tera ne te njejten kohe dhe kjo ben qe te mos kete efekte anesore,apo pasoja nga shuarja e tyre.
Përgjigju