TIRANË- Eksperti i energjisë, Eduart Elezi ka paralajmëruar se në Shqipëri mund të ndodh skenari më i keq, ku thekson se nëse nuk do të ketë reshje shiu në muajin prill, atëherë vendi ynë mund të jetë në një kolaps energjetik, e që do të japë efekte negative në fusha të tjera. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Elezi tha se ajo që mund t’i jepte zgjidhje kësaj situate është investimi për rreth 1 mld euro, por që këtë e sheh shumë të vështirë, pasi sipas tij nuk e ka buxheti i shtetit këtë kapacitet.
“Fierza është 247 kuota në liqenin e Fierzës. Ujëmbledhësi më I madh i kaskadës së Drinit është Fierza dhe pika që nuk duhet të punojë Fierza, është 245. 245 ka qenë në 2001 dhe ja qenë krizë në këtë sektor, pse përmendet kaskada e Drinit, kur kemi dhe HEC e vegjës dhe panelet diellore, kjo është pasha mbajtëse e furnizimit me energji elektrike. Ka 2 tregje, tregu i hapur që shitet dhe blihet me shumicë, si metalurgjiku apo biznese të mëdha që kanë një konsum të lartë dhe tregu i rregulluar, është Enti Rregullator I Energjisë. Nga të dhënat sinoptike, shihet që nuk do kemi reshje siç e menduam, asnjëherë nuk ka hyrë historikisht në nivele të tilla, pra po hyjmë drejt verës, po paralajmërohet një vështirësi shumë e madhe dhe duhet një ndërhyrje financiare e shtetit, duhet 1 miliard e 200 mijë euro, që ne të kemi energji, për këtë qeveria e ka shumë të vështirë, duhet ta menaxhojë me shumë kujdes, dhe mendoj që do jetë një kolaps shumë I madhe dhe të menaxhohet me seriozitet jo me deklarata për mediat, sipas asaj që mendoj nëse nuk do ketë reshje, do kalojmë në kolaps dhe do jetë një zinxhir në ekonominë shqiptare”, tha Elezi .
Ai është i mendimit që kjo krizë nuk është si pasojë e luftës pas në tregjet ndërkombëtare, por e keqmenaxhimit.
“Kriza nuk ishte krizë për energjinë, por një krizë e keqmenaxhimit që i është bërë Kaskadës së Drinit, por edhe të OST. Prodhimi vendas i 2021 është 9 teravat dhe konsumi është 5.5 teravat, diferenca, prodhimi është më i lartë se konsumi. Kemi dhe hidrocentrale të mëdha private dhe prodhimi nuk është ai që mendon ministrja, por më i lartë, ka një periudhë që është mbi 7 teravat prodhimi shqiptar, atëherë ku konsiston problem, problem është te çështja ligjore, menaxhimi publik, që ka të gjithë abuzimet e mundshme, edhe Skavica po të bëhet do të jetë për eksport, dhe në raste të veçanta për konsum vendas. Qeveria të investohet në termo, me gaz, që mund të menaxhohet në një treg rajonal, duhet të investohet edhe në sistemin e shpërndarjes se kjo është një katastrofë, OST ka pasur objektiva që nuk i ka realizuar”, tha Elezi.