Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi tha për Repot Tv se jemi përballë një situate të vështirë për sa i përket krizës energjetike dhe se duhet parë në shumë plane dhe të vlerësohen të gjitha opsionet për zgjidhjen e saj.
Teksa po fliste mbi pasojat e rënda të krizës dhe planin e kursimit që do të sjellë qeveria ai tha se nuk mund të zbatohet nga biznesi. Kjo pasi nëse do të ndërpritet energjia, do të ndalojnë pasjisjet dhe për pasojë do të fillojnë shkurtimet e stafit nëpër kompanitë. Ai madje e cilësoi këtë si një “thikë mbi ekonomikë shqiptare”
“Situata është me e rëndë se ajo që u pasqyruar. Bizneset prodhuese vendase janë në prag të kaos. Lajmet vijnë përditë për rritje çmimesh nga të gjithë drejtimet, mund të kemi mbyllje të bizneseve, shkurtim të vendeve të punës. Qeveria pasqyron pjesën energjetike, por për shkak të kësaj, të gjitha produktet e tjera po shkojnë drejt rritjes. Është shumë situatë e vështirë. Kam mbi një javë që e them, nuk duhet vetëm një komitet për energjinë, por për të gjithë situatën ekonomike që jemi duke kaluar. Janë të paaftë të parashikojnë se çfarë do të ndodhi.
Bizneset duhet t’i jepet shansi të prodhojnë vetë energji, kushdo që ka mundësi të vendosë panelet e famshme. Për një periudhë 6-mujore, duhet të jetë pa leje, të jetë vetëm me një kërkese minimale, të plotësojë kushtet minimale të instalimit. Kriza duhet parë në shumë plane dhe duhen vlerësuar të gjitha opsionet. Biznes nuk kursen dot, vetëm të fik makineritë. Cili është interesi nëse e bëjë këtë? Biznesi nuk duhet të ndalojë punën, atëherë kriza është e pashmangshme, do të thotë që njerëzit duhet të shkojnë në shtëpi. Ne duhet ta evitojmë këtë, sepse nuk i mban dot qeveria me asistencë sociale. Sakrificat e biznesit do të jenë një thikë në ekonomikë shqiptare.”, u shpreh Zusi.
I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, ishte edhe eksperti i energjisë Lorenc Gordani, i cili tha se duhet që të futemi në optikën e menaxhimit të energjisë. Sipas tij nuk duhet të kishin arritur në një pikë të tillë për të marrë masa, ato duhet të ishin marrë me kohë.
“Duhet të futemi te optika e menaxhimit të energjisë. Nuk duhet të presim situatat aktuale për t’i bërë masat e detyrueshme, duhet të ishin marrë me kohë.”, tha ai.
Eksperti gjatë intervistës tha se nënshkruar një kontratë për një për të ndërtuar një central lundrues në gjirin e Vlorës i cili do të prodhojë 210 megaëat/orë.
“Prodhimet tona nuk plotësojnë nevojat e të gjithëve. Është nënshkruar kontrata me një nga grupet më të mira amerikane, për të ndërtuar një central lundrues në gjirin e Vlorës. Është marrë me qira. Në dhjetor kemi pasur deklarata se po ecën shumë mirë, prodhon 210 megaëat/ orë. Nuk është gati dhe përsëri lëndën e parë e marrin nga jashtë, naftën e marrin nga jashtë. Duhet ta kishim mbështetur konsumatorin gjatë gjithë kësaj kohe. 250 biznese kanë filluar të prodhojmë vet energjinë, kanë menduar për ketë situatë.”, u shpreh ai.