Kryeqyteti i Skocisë

Bota

Kriza energjetike, plani i Skocisë: Nuk ndalojmë dot rritjen e faturave të energjisë, por sigurojmë që qiratë nuk do rriten

6 Shtator 2022, 20:49| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 20:53

  • Share

Skocia do të ngrijë qiratë për të ndihmuar qiramarrësit të përballojnë krizën gjatë periudhës së dimrit. Ministrja Nicola Sturgeon njoftoi masën duke treguar planet e qeverisë për të përballuar krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve.

"Ne do të ndërmarrim veprime të menjëhershme për të mbrojtur qiramarrësit në sektorin privat dhe social të qirasë," tha Sturgeon.

Edhe tarifat e hekurudhave në ScotRail do të ngrihen të paktën deri në mars 2023 dhe pagesa e fëmijëve skocez do të rritet në 25 paund në javë për çdo fëmijë nga nëntori. Ndërsa sigurimi i ushqimit falas në shkollë do të shtrihet deri te nxënësit e klasës së gjashtë dhe të shtatë.

Ndërsa zbuloi paketën e masave, Sturgeon tha: "Qeveria skoceze nuk ka fuqinë për të ndaluar rritjen e faturave të energjisë, por ne mund dhe do të ndërmarrim veprime për t'u siguruar që qiraja të mos rritet".

Ndërkohë pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar pret që Liz Truss të njoftojë paketën e saj të mbështetjes për koston e jetesës pasi mori postin e kryeministres.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?