Politikë

Kriza energjetike, Qefalia: Qeveria do paraqesë nesër masat mbrojtëse! Malko: Me këtë krizë, Rama i dha dorë Bashës të largojë vëmendjen nga Berisha

7 Tetor 2021, 22:39| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 22:52

  • Share

Deputeti i PS, Xhemla Qefalia tha në "Repolitix" në Report Tv se nesër qeveria do të paraqes planin mbrojtës për krizën energjetike, ku në foks do të jenë shtresat në nevojë dhe biznesi i vogël.

"Kryeministri nesër jam i bindur se do të shpalosë për t'iu gjendur pranë shqiptarëve për të marrë masa që shtresat në nevojë, që është relativisht jo e vogël, të ketë mundësi të mos e ndjejë këtë krizë të madhe dhe po ashtu edhe biznesi i vogël që kjo të kalohet me sa më pak dhimbje", tha Qefalia

Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Malko e shikon këtë krizë në një tjetër këndvështrim. Ai thotë se nuk ka krizë, por kjo është pjesë e një projekti botëror që do të ndryshojë mënyrën e manaxhimit të energjisë në raport me karburantet fosile në të ardhmen. Dhe kjo tha Malko lidhet edhe me projektin Shqipëria 2030 që ka Rama. Fakti se pse Rama artikuloi një krizë energjetike në vendin  tonë në këtë moment, për Malkon është bërë për t'i dhënë një dorë Bashës që të shmanget vëmendja nga lufta brenda PD-së me Sali Berishën.  Madje Malko shtoi me ironi se sapo Rama paralajmëroi krizën energjetike, Basha doli me 7 pika për zgjidhjen , a thua se po i mbante në xhep.

"Kjo duhet parë edhe në një mënyrë tjetër. Mund të duket  sikur i dha një dorë Bashës, pasi shkëputi të gjithë vëmendjen nga ajo që po ndodh me Berishën dhe e solli vëmendjen te kriza. Rama mund të dilte dhe ta bënte publike dhe më vonë, dhe Basha doli menjëherë me 7 pika sikur i kishte në xhep dhe disa prej tyre do i pranojë qeverisa se janë "zgjidhje shumë të mira".  Nuk është Rama i pari që thotë se ka krizë, kanë dalë liderë botëror. Por kjo ka të bëjë më një projekt që quhet marrëveshja e re e gjelbër që nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Ky është një projekt që lidhet me ndryshime të thella në mënyrë se si menaxhohet energjia dhe ekonomia ne raport me karburante fosile dhe i përket axhendës 2030 të Ramës. Këtë çështje në këtë vend e dinë pak vetë, që janë edhe Rama e Basha dhe për mënyrën se si do të funksionojë në vazhdim. Rama po fillon të përgatisë terren për t'u përgatitur për ndryshimet esenciale  që pritet të ndodhin", tha Malko.


Lajmi kryesor:

Repolitix/ Kriza energjetike, Qefalia: Qeveria do paraqesë nesër masat mbrojtëse! Malko: Me këtë krizë, Rama i dha dorë Bashës të largojë vëmendjen nga Berisha


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?